Muaji i Ramazanit po vjen…

Ramazan

 

Me emrin e All-llahut ,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit

,,O ju qe besuat, agjërimi u është bëre obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush,kështu që të bëheni të devotshëm. El-Bekare 183.

Të nderuar anëtarë të xhamisë,,BASHKIMI,,

Me që jemi në prag të ardhjes së muajit të shenjtë të Ramazanit,muajit të faljes,mëshirës,shpresës,mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve,shfrytëzojmë nga rasti që të gjithëve tua urojmë  këtë muaj të paqes,duke lutur të Plotëfuqishmin All-llah që të u jep shëndet dhe të mira gjatë këtij muaji dhe gjatë tërë vitit në vazhdim,njëkohësisht lusim Zotin e Madhëruar që të mbretëroj arsyeja mes të gjithë njerëzve në mbarë rruzullin tokësor.

Për hirë të muajit të shenjtë të Ramazanit,Zoti ynë ndihmoju të gjithë atyre që janë të shkelur,të nëpërkëmbur,të nënçmuar dhe të malltretuar.

Për hirë të muajit Tënd o Zoti ynë,ndihmoju besimtarëve  dhe besimtareve Tu anekënd botës,shpëtoj nga hallet dhe brengat e tyre,ndihmoju të kthejnë dinjitetin e tyre fetar dhe kombëtar.

Ndihmoju ti kthehen burimeve kryesore Islame Kur´anit dhe Sun-netit të Profetit tënd të dashur Muhamedit a.s.

Le të mbretëron paqeja dhe dashuria ndërnjerëzore

Të solidarizohemi me të varfërit

Të shtrijmë dorën e pajtimit

Të respektojmë të moshuarit

Të lutemi për të sëmuarit dhe të vdekurit

Të hapim zemrat dhe të freskojmë shpirtërat tanë

O Zoti ynë,na e mundëso që të përjetojmë të gjitha të mirat që sjell ky musafir i madh i njerëzimit

O Zoti ynë na i lehtëso dhe mos na i vështirëso ditët tona agjëruese dhe na i jep shpërblimin tënd të pakufijshëm dhe na shpërble me Xhen-net për hirë të muajit Ramazan…..AMIN.

 

Me respekt:   Kryesia e xhamise ,,Bashkimi,,

You can leave a response, or trackback from your own site.

Leave a Reply