KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE

 

Zyra  për gratë, barazinë gjinore dhe integrim organizoi një fushatë kundër dhunës në familje, përkatësisht kundër dhunës ndaj gruas.

Në kuadër të kësaj fushate u bë një postër me foto prej 48 burrash, të cilët  shprehen mendimin e tyre kundër dhunës në familje.

 

Me datën 25 Nëntor,  një pjesë e  këtij grupi u mblodhën bashkë me përfaqësuesit e Komunës së Welsit dhe të zyrës për gratë si Silvia Huber, Claudia Gloessl etj. dhe vendosën flamujt në dy pjesë të qendrës së qytetit.

 

Motoja e këtij aktiviteti ishte mesazhi i shkruar në flamur, i cili thotë: „të jetosh i/e lirë“,  „Jo dhunës ndaj gruasë“  etj.

 

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe përfaqësuesi i „Bashkësia së shqiptarëve musliman në Wels“ – imami i xhamisë “Mesxhid el-Resul”  Mag. Muhidin Ahmeti.