Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Dua – Hatme në Xhaminë „BASHKIMI“

 

Në një atmosferë impozante dhe me një numër shumë të madhë të motrave dhe vëllezërve që kishin ardhur për ta përcjellur programin në rastin e Dua-Hatmes të organizuar nga Xhamia „BASHKIMI“ dje me datë 28.04.2013 njëzet (20) nxënës të cilët kanë ndjekur mësim-besimin dhe të mësuarit të leximit të Kur´anit, përfunduan Hatmen dhe morën Certifikatat të lëshuara nga Xhamia „BASHKIMI“.

Madhështin këtij programi ja dhanë nxënësit të cilët nën përkujdesje e Teologëve Menderez Alili dhe Asim Ibrahimi kaluan me sukses detyrat të cilet i kishin marë për këtë ditë. Ata në fillim lexuan hapur pjesë nga Kur´ani f.m. pastaj pjesë përmendësh (Sure të shkurtëra) dhe detyrat nga mësim-besimi Islam.

Atmosferë shumë të bukur krijoi intervista që zhvilluam me nxënësit poashtu interpretimi shumë i bukur nga Fersan Jahiu i cili u paraqit me disa Ilahi para publikut.

Vlen të përmendët edhe një recitim shumë i bukur nga nxënësit e Medresesë së mesme Shqiptare këtu në Linz Hafsa & Bilal Ahmeti të cilët u paraqiten me Poezin „Një lutje“

Gjithashtu intervistës ju bashkangjiten edhe kryetari i Unionit Shqiptar H. Vahidin Behluli dhe Imami i Xhamisë së Wels-it Mr. Muhidin Ahmeti. Kishte edhe shumë pika tjera mbrenda programit dhe të gjithë ata që kishin ardhur për ta ndjekur këtë program u ndanë shumë të kënaqur.

 

Nxënësit të cilët përfunduan mësimin e Kur´anit janë:

 

  1. Shkumbim Asani
  2. Medin Ramadani
  3. Zarije Ademi
  4. Emine Latifi
  5. Nderim Avdii
  6. Bajram Alili
  7. Sara Ibrahimi
  8. Fjolla Ismaili
  9. Sihana Ismaili
  10. Amine Kamberi
  11. Medina Hasani
  12. Shpetim Avdii
  13. Semra Avdii
  14. Berna Ibrahimi
  15. Arife Shabani
  16. Nexhmije Avdii
  17. Ismete Rexhepi
  18. Fitim Avdii
  19. Nurdan Spahiu
  20. Hadisa Abdullai

Me këta nxënës punuan Imami i Xhamisë sonë „BASHKIMI“ Prof. Menderez Alili dhe Mësuesi fetar Asim Ibrahimi.

Pas programit u shtua edhe një koktej për të gjithë ata që kishin ardhur për ta ndjekur këtë program fetar.

Autor dhe Moderator të këtij Programi ishin Jehona Sahiti dhe Menderez Alili.

 

Menderez Alili

Imam në Xhaminë „Bashkimi“

shiko fotot…