Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Nata e Regaibit, hyrja në 3 muajt e mëdhenj

Regaib është shumësi i fjalës Ragibe që do të thotë Nata e dhuntive, shpërblimëve, faljes, veprimit të punëve të mira dhe largimit nga ato të këqiat.

Kjo natë sipas kalendarit islam (llogaritjes hënore) është nata e xhumasë së parë të muajit Rexheb (Nata që lidhë ditën e enjte dhe ditën e xhuma). Ne të gjithë e dimë rëndësin dhe vlerën që ka nata dhe dita e xhuma dhe kur vjen edhe një natë tjetër e madhe sikur „Nata e Regaibit“ rritet akoma më shumë vlera e saj.

Nata e Regaibit njihet edhe për atë se thuhet se e ema e Pejgamberit a.s. Emineja r.a. ndjeu se është shtatzënë (pra shenjat për lindjen e Muhammedit a.s.). Kjo natë pra është lajmëtari i parë i hyrjes në muajt e bekuar (tre muajt e mëdhenjë) Rexheb, Sh´aban dhe mbretit të muajve të vitit Ramadan (muajit të agjërimit) gjithashtu duke njohtuar besimtarin që të fillon me parapërgatitjet e tija shpirtërore dhe psikologjike për pritjen e muajit agjerues (Ramazan), dhe shtimit të adhurimeve ndaj Allahut të madhëruar.

Sipas disa dijetarëve islam në këtë natë Allahu xh.sh. e begatoi Muhammedin a.s. me dhunti dhe dhurata shpirtërore shumë të vlefshme. Por gjithashtu Pejgamberi a.s. gjatë netëve të mëdhaja ka shtuar lutjet dhe adhurimet ndaj krijuesit fuqiplotë. Pra kjo është nata kur pranohen duatë dhe ibadetet tona prandaj të rrisim angazhimin në ibadet në leximin e Kur´anit, të bëjmë Namaz, lutje, të kërkojmë falje për gabimet tona (teube), të shtojmë lemoshat për nevojtarët, të urdhërojmë për të mirë etj.

Nata e Regaibit pra si që thamë paralajmëron ardhjën e tre muajve të mëdhenjë dhe netëve të bekuara që gjinden në këto muajë.

 

Pejgamberi a.s në një hadith thotë:

Ai që e vlerëson natën e xhumasë së parë të muajit Rexheb ( Natën e Regaibit) Allahu xh.sh. nuk do ta dënon natën e varrit.

Gjitashtu Pejgamberi a.s. thotë:

Lutja që bëhet në këto pesë netë nuk refuzohet: Natën e Regaibit, Natën e 15-te të muajit Sha´ban, Netët e Xhumasë, Natën e Fitër Bajramit dhe Natën e Kurban Bajramit (Ibn Asakir)

 

Muhammedi a.s. në hyrjën e muajit Rexheb e bëri këtë lutje „ O Zot na beko në muajin Rexheb dhe Sha´ban dhe na mundëso të presim muajin Ramazan.“

Për vlerën e Ramazanit drejtëpërsëdrejti na fletë Kur´ani f.m.  duke cekur se vetë ai ( Kur´ani) u shpallë në këtë muajë, ndërsa rëndësin e këtyre muajëve e tregon fakti se këtu gjendën këto Netë të mëdhaja si Nata e Regaibit, Nata e Mi´raxhit, Nata e Beratit dhe Nata e Kadrit.

Për këtë Natë nuk ka ndonjë Namaz të veqantë, për ne si besimtarë mund të falim Namazet e ngelura ( Kaza) nëse kemi ose Namaze vullnetare (Nafile), ose të e agjerojmë këtë ditë sepse ka një vlerë të madhe që në një menyrë të mundohemi të jemi sa më afër Krijuesit tonë Allahut xh.sh. Duke shpresuar se Allahu xh.sh. do ti pranon lutjet tona dhe do të na shpërblej për mundin tonë nga shpërblimet e tij të pakufishme – AMIN

 

 

Menderez Alili