Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Gjeje të vërtetën dhe bindju po kësaj të vërtete….

,,Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe Allahu është i gjithfuqishëm për çdo send. Në krijimin e qiejve e të tokes, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt´´(ALI-IMRAN, 189-190).

Hamdi i takon vetëm Allahut f.p., përshëndetjet ia dërgojmë profetit Muhammed s.a.w.s

Të nderuar besimtarë: Nevojë jashtzakonisht e madhe e njeriut është të mundohet me çdo kusht të gjejë Krijuesin e tij. Përderisa nuk e ka gjetur Zotin e tij, d.m.th ende se ka kuptuar qëllimin e ardhjes së tij në këtë botë. Derisa ende është larg Zotit të tij, jeta e njeriut është ende e pakuptimtë dhe akoma nuk e ka rehatinë shpirtërore, për të cilën rehati kemi nevojë sot të gjithë ne, pa përjashtim. Sa do që të jenë të arriturat e tij materiale, ai në mbrendësi të tij do të ndjejë një zbrastësir të madhe, të cilën nuk do të mund ta plotëson deri në momentet kur të njohin Zotin e tij. Për të, kjo botë dhe të arriturat e shumta materiale, nuk do ta mbushin këtë boshllëk që ka në shpirtin e tij, deri në atë çast kur në të do të depërtojnë shkëndijat e para të Imanit, besimit dhe bindjes në Zotin f.p. Në këto momente kur njeriu fillon të sheh me syt e zemrës, tani e kupton se paska jetuar pa qëllim në këtë botë, tani e kupton se paska qenë nevojë e kahershme të thirret Zoti  për çdo nevojë dhe situatë në të cilën ishte më parë. Tani u binde se vërtetë në çdo thirrje drejtuar Zotit, Ai përgjigjeshka.

,,…………I përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet……..(El-Bekare,186).

I nderuari vëlla: A  e ke pyetur veten, sa herë mbrenda 24 orëve e ke thirrur Zotin tënd? A thua sa herë i je drejtuar Zotit me falënderim? Sa herë i ke kërkuar sot dhe në të kaluarën falje? Kur ke bërë një dua, lutje të sinqertë tek Ai? A të kujtohet kur të ka pikuar një pikë lot duke kujtuar Zotin dhe begatitë e shumta që ke? Apo ndoshta se ke bërë asnjërën nga këto dhe në anën tjetër je dëshperuar pse Zoti stë përgjigjet? Apo ndoshta ende sje i bindur se kush është ai Zot që duhet t´ia adresosh lutjet? A ndoshta nuk të mjaftojnë argumentet e panumërta të bindësh në ekzistimin e Tij? Apo ndoshta për tu bindur se ka Zot, don të bësh një udhëtim zyrtar tek Ai? Jo i nderuari im, argumentet janë të panumërta që vërtetojnë ekzistimin e Tij, por në syt e tu ende ke perde nga e cila nuk po sheh qartë dhe pastër dhe zemra yte ende spo aktivizohet si duhet, sepse atë e ka mbuluar pluhuri dhe ndryshku. O I nderuar: Ti tani më sje femijë, je i rritur, është moment i duhur që të kalitesh me të vërtetën dhe ti bindesh po kësaj të vërtete. Ibrahimi a.s. ishte fëmijë, shihte babanë, familjen dhe popullin e tij se si ndërtonin zotra nga guri dhe druri dhe pastaj u bindeshin atyre. Ishte fëmijë ,por e kuptoi se diç nuk është në rregull me këto veprime, çfarë Zoti është ai që ndërtohet nga dora e njeriut dhe psataj i njejti njeri kthehet dhe e adhuron atë? A thua Zoti krijon njeriun apo njeriu Zotin? Dhe që nga ajo kohë Ibrahimi a.s. filloi ta kerkojë Zotin e vërtetë  dhe e gjeti Atë, por e gjeti duke e kërkuar të vërtetën nga argumentet e shumta që shiqonte në hapësirë dhe se këto krijesa të panumërta dhe që veprojnë me saktësinë e plotë, patjetër të kenë drejtuesin e vetë dhe e gjeti Zotin xh.sh. E pyetën një të ditur? Si je bindur se ekziston Zoti? Në çka je mbështetur? Ai tha: Përderisa unë shoh në shkretëtirë gjurmët e karvaneve dhe bindem se këtu kanë  kaluar njerëz me devet e tyre dhe këtë bindje e fitoj vetëm në bazë të gjurmëve që kanë mbetur në rërën e shkretëtirës, si mos ti bindem Zotit kur shoh këtë krijim perfekt në hapësir? ,,Vërtetë në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt´´ (Ali-Imran,190).

Hutbeja e mbajtur më 16.05.2014 Xhamia “BASHKIMI”

Menderez ALILI, Imam