Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Njeriu dhe obligimi i tij ndaj përmirësimit të shoqërisë

,,Ndihmohuni mes vete me të mira dhe me të mbara, e jo në gjunahe dhe armiqësi” El-Maide, 2.

Hamdi i takon All-llahut, përshëndetjet dhe selamet janë mbi profetin Muhammed s.a.w.s

Të nderuar besimtarë:

Zoti f.p. është krijues i çdo gjëje, që shihet dhe i asaj që është e padukshme, dhe në mesin e këtyre krijesave  të shumta dalloi një prej tyre dhe të cilin e ngriti, vlerësoi dhe e dalloi nga të gjitha, duke e lënë si zëvendës të Tij në tokë, por të cilin e ngarkoi me detyra dhe obligime të shumta të cilët duhet ti kryej dhe ti zbatoj në këtë jetë nëse do të jetë i lumtur, të ketë një jetë të rehatshme këtu dhe të jetë fitues i madh në botën tjetër.

Njeriut i´u dhanë shumë të mira, një pamje e bukur, pastaj gjymtyrë që i´a shtojnë bukurinë dhe që e ndihmojnë për një jetë me angazhime dhe punë të suksesshme, sy, veshe, gojë, duar dhe këmbë, pastaj pjesë tjera të mbrendshme të organizmit të tij dhe krejt në fund ajo që e dalloi nga gjallesat tjera, MENDJA e shëndoshë. Më pastaj njeriu në jetën e tij krahas obligimeve që ka ndaj vetes dhe ndaj Zotit të tij ka edhe një grumbull detyrimesh edhe ndaj shoqërisë, që angazhimi në këto detyra tregon për vlerën e kësaj qenie humane dhe humaniteti i tij rritet dhe shtohet vazhdimisht deri sa të jetë në ndihmë dhe angazhim të përmirësimit të shoqërisë.

Është shumë e qartë se pasi që njeriu  është i obliguar për përmirësimin e shoqërisë, ai gjithashtu e ka të ndaluar që ta dëmtojë atë shoqëri.

,,Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (pas ardhjes së pejgamberëve) EL-A´RAF ,52.

Shumë ajete  Kur´anore dhe thënje profetike na obligojnë që të jemi shumë të angazhuar në përmirësimin e shoqërise, duke u ndihmuar që ti shtojnë të mirat dhe të largohen nga të këqijat. ,,Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga të këqijat” (ET-TEVBE,71).

Kur´ani fisnik vërteton përgjegjësinë që ka njeriu në përmirësimin e shoqërise, duke na treguar ndodhi të popujve të kaluar, të cilët nuk u kujdesën për të përmirësuar shoqërinë dhe pas kësaj indifference i kaploi dënimi dhe shkatërrimi nga ana e Zotit f.p.

Mësuesi yne, Muhammedi s.a.w.s. në lidhje me këtë tha: ,,Ai i cili nuk brengoset për gjendjen e muslimanëve, ai nuk është prej nesh”.

Të nderuar vëllezër, e nderuara rini:

Në asnjë mënyre të mos jemi indiferent ndaj të keqes, nuk ka në Islam definicione se ,,unë jam në rregull, e për të tjerët nuk dua të lodhem fare,, sepse nga dënimi i Zotit xh.sh. nuk do të kursehesh ty edhe nëse je i mirë.

Në një rast kur Xhibrili a.s mori urdhër nga Zoti xh.sh. që të dënon një popull, shkoi tek njerëzit që duheshte të dënohen mirëpo u kthye prap tek Zoti xh.sh duke i thënë se në mesin e tyre ishte edhe një njeri i cili faleshte. Zoti xh.sh i tha: Shko e fillo dënimin mu nga ai (arsyja se ai qëndroi indiferent ndaj mëkateve). Profeti Muhammed s.a.w.s tha: ,,Kush e sheh ndonjë të keqe, le ta largojë atë me dorë, nësë nuk mundet me dorë, le ta kundërshtoj me gjuhë, e nëse nuk mundet edhe me gjuhë atëhere le ta kundërshtoj me zemër, por ky është Imani më i dobët.

Enes ibn Maliku e pyeti një here Aishen r.a. „Oj nëna e besimtarëve, kur ndodhin tërmetet në tokë? Ajo tha: „Ndodhin atëherë kur pihet alkoholi me shumicë, shfaqet imoraliteti dhe përhapen gjynahet. Atëherë Zoti urdhëron token që të dridhet“. Enesi e pyeti përsëri: A si ndëshkim për ta oj Ajshe? Jo – u përgjigj Aisha, por si mëshirë dhe këshillë për besimtarët, dhe si ndëshkim dhe zemërim ndaj pabesimtarëve.

Pra angazhimi i secilit prej nesh për të larguar mëkatet nga shoqëria është element që na largon nga dënimet kolektive.

Ligji I All-llahut është që në një shoqëri ku përhapen mëkatet dhe disa njerëz heshtin duke mos i kundërshtuar mekatbërësit, atëherë Zoti xh.sh. sjell dënime të ashpra duke i goditur edhe ata të mirët. Këtë e shohim edhe nga ngjarjet në të kaluarën për të cilët na ka treguar edhe Kur´ani f.m, por që jemi dëshmitarë edhe të ndodhive të fundit që po i shohim nëpër botë dhe gjithandej, dhe ne jemi te bindur edhe në vërshimet e këtyre diteve që kanë kapluar disa vende të Ballkanit, se në mesin e tyre ka edhe shumë e shumë njerëz të mirë, por që ndoshta qëndruan indiferent ndaj mëkateve të shumta që ishin në meset e tyre, dhe që ne lusim të madhin Zot që ti ndihmon ata dhe neve poashtu.

Në Kur´anin f.m. në lidhje me këtë thuhet ,,Ruajuni nga e keqja (dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush (por edhe të mirët ) dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë“ (EL-ENFAL,25). Ibni AB-BASI r.a. në lidhje me këtë ajet tha: All-llahu i ka urdhëruar besimtarët që të mos e pranojnë të keqën në mesin e tyre, ngase për këtë ata i përfshin dënimi. Qëllimi i këtij ajeti është që të kihet frigë nga dënimi që përveç zullumqarëve godet edhe të mirët, tha Imam KURTUBIU. Në lidhje me këtë Pejgamberi s.a.w.s tha:

Shembulli i atij që i zbaton ligjet e Zotit, dhe i atij që nuk i zbaton, është sikur i atyre njerëzve që lundrojnë bashkë në një anije, ku njërit grup i takon pjesa lartë e anijes dhe grupit tjeter pjesa e poshtme. Ata që ishin në pjesën e poshtme kur u kërkohej uji, shkonin lartë tek lundruesit tjerë për të marrë leje dhe thoshin: Sikur të hapim një vrimë në anije nuk do ti dëmtonim ata që janë lartë. Po ti lejonin ata që të hapnin këtë vrimë, atëherë do të shkatërroheshin që të gjithë, e nëse i ndalojnë ata që të gjithë do të shpëtojnë. (Buhariu).

 

Menderez ALILI, Imam, Hutbe e mbajtur më 23.05.2014

Xhamia ,,BASHKIMI“ LINZ