Mos u bë lakmitar i kësaj bote

,,E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: O Zoti im, më kthe që të bëj vepra të mira e të kompenzoj atë që lëshova ! Kursesi , (kthim nuk ka ) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen. ( El-Mu’minunë, 99-100).

Hamdi i takon vetëm All-llahut subhanehu ve teala, përshëndetjet dhe selamet i përcjellim mbi profetin Muham-med s.a.w. Kënd e udhëzonë All-llahu ska mundësi askush të e lajthitë, e kush e humbi veten e tij, nuk ka mundësi askush të e udhëzojë përvec All-llahut.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra :

Jeta e njeriut në këtë botë është e afatizuar, ku secili nga ne, ka ditë të numëruara dhe askush nuk është i përhershëm. Secili nga ne do ta plotësojë rrizkun që ja caktoi All-llahu i madhërishëm dhe pastaj do ti nënshtrohet caktimit të Zotit f.p. për ta dorëzuar emanetin që e barti me vete (shpirtin e tij) aq sa jetoi në këtë botë. Duke u nisur nga fakti se jeta në këtë botë është një sprovë dhe njëkohësishtë edhe një shancë për ne, besimtari i vërtetë duhet t‘i merr parasyshë këto të vërteta dhe të mundohet në maksimum të vepronë konform  asaj që kërkon Islami prej tij, pra të jetojë si muslimanë, të punojë si i tillë dhe poashtu të largohet nga kjo botë si muslimanë. Besimtari duhet të e shfrytëzojë këtë mundësi të artë që ja dha All-llahu subhanehu veteala, duke e sjellë në këtë jetë dhe që ka mundësinë e të vepruarit punë të hajrit, sepse krijimi ynë e kishte këtë qëllim, shih cka tha All-llahu në Kur’anin f.m. në lidhje me këtë:

,, Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatfalësi ´´ (El-Mulk,2) .

Në bazë të këtij verseti Kur’anor, cili qenka qëllimi i krijimit të njeriut ? A thua jemi thjesht këtu për të ngrërë , për të pirë dhe për t’u dëfryer? Jo, qëllimi i krijimit tonë qenka dicka më madhështorë, që ne  të bëjmë gara mes vete si cili nga ne do të jetë më vepërmirë, vepra të cilat do të na shpëtojnë në këtë dhe në botën tjetër.

Për atë shumë porosi të Muham-medit s.a.w. janë të adresuara te ne me mesazhet që njeriu mos të jepet i tëri mbas kësaj bote dhe të mos jetë lakmitarë i saj, sepse këtu jemi vetëm musafirë ose udhëtarë dhe pas pak do të duhet të kthehemi. Nga ibni Omeri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.w. një herë i kishte hedhur dorën mbi supe dhe i kishte thënë: ,,Sillu në këtë botë sikur të jesh i huaj apo udhëtarë´´.

Nga kjo thënie e profetit a.s. len të kuptohet  që besimtari nuk duhet ta konsideron këtë botë vendqëndrim dhe banesë të përhershme dhe ti dorëzohet  tërësisht. Përkundrazi, duhet të sillet si një udhëtarë i cili në cdo moment është i gatshëm ta vazhdojë rrugën e tij. Kështu ibni Omeri r.a. kishte deklaruar : ,,Kur të vijë nata, mos prit se do të agosh, ndërsa kur të agojë mos prit se do ta arrish natën. Nga shëndeti yt kurse për sëmundjen tënde, e nga jeta yte kurse për vdekjen tënde“.

Poashtu h. Aliu r.a. na la një porosi të mirë për ne se si të sillemi në këtë botë  kalimtare, ai tha: ,, Na iku dunjallëku duke na e kthyer shpinën. Ja po vjen ahireti, që shkon drejt te ne. Edhe njëra edhe tjetra i kanë fëmijët e tyre. Bëhuni fëmijë të ahiretit dhe jo të kësaj dunjaje. Sot bëhen punë pa dhënie të llogarisë , ndërsa nesër do të bëhet dhënia e llogarisë pa punë‘‘.

Besimtarë të nderuar, vëllezër dhe motra:

Ne të gjithë jemi të bindur dhe e shprehim vazhdimishtë se do të vjen fundi edhe për ne,dhe se do të largohemi nga kjo botë e afatizuar, do të ndahemi nga malli, familja, fëmijët dhe shoqëria. Por edhe pse e dijmë këtë, përsëri veprojmë punë shumë të ulta dhe e vëmë përsëri në pikëpyetje bindjen dhe besimin tonë se do ta lëshojmë këtë botë dhe do të duhet të dalim në llogaridhënje  para madhërisë  së  All-llahut fuqiplotë. Ose, sikur nuk na pëlqenë të mendojmë se edhe neve do të na ndodhë e njejta, pra vdekja, e cila është hak( e vërtetë) por, që do tu ndodhë të tjerëve e ndoshta neve ….

Omer ibën Abdulazizi në një hutbe kishte thënë: ,,Kjo botë nuk është vendbanim i përhershëm, ngase All-llahu ka urdhëruar që një ditë të zhduket dhe banorët e saj do ta braktisin. Sa shumë janë ata që kanë ndërtuar, ndërsa pas tyre kanë mbetur shkretëtirë!? Sa shumë kanë qenë të kënaqur me të, por e kanë braktisur. All-llahu u mëshiroftë, zbukurojeni udhëtimin tuaj nëpër këtë botë me furnizimin më të bukur, dhe përgatituni për rrugë, ndërsa furnizimi më i mirë është devotshmëria“.

Prandaj, nëse për besimtarin kjo botë nuk qenka vendbanim i përhershëm e as atdhe, atëherë eshtë e patjetërsueshme të jetë në njërën nga dy gjendjet : Ose të jetë si i huaj i cili jeton përkohësisht në një vend të huaj dhe mezi pret ta përfundojë misionin për cka ka ardhur dhe të kthehet në shtëpinë e tij. Ose të jetë si udhëtarë i cili shëtit gjithandej duke kërkuar vendin e tij ku do të vendoset përfundimisht. Për këtë arsye Pejgamberi s.a.w. i tha ibni Omerit që të jetë në njërën nga këto dy gjendje.

Nga kjo nënkuptojmë se në këtë botë ne jemi të huaj këtu, dhe zemra jonë nuk është rahat me këtë vend, sepse zemra jonë është e lidhur me atdheun. Ne jemi këtu vetëm për t’i kryer obligimet që kemi, dhe më pastaj do të kthehemi samë shpejtë në atdheun tonë ku do të jetojmë përherë.

Besimtarë të nderuar, vëllezër dhe motra:

Do ta përmbyllim këtë hutbe me një thënie të Hasanit r.a. i cili kishte deklaruar: ,,Besimtari është si një i huaj. Nuk i pengon statusi i palakmueshëm në mesin e njerëzve e  as nuk  garon me ta për të mirat e kësaj bote. Ai e ka drejtimin  etij, e ata drejtimin e tyre. All-llahu krijoi Ademin a.s dhe bashkë me gruan e tij h. Havën r.a. i vendosi në Xhen-net. Prandaj besimtari gjithnjë ka nostalgji për atdheun e parë (Xhe-netin) , ndërsa dashuria për atdheun është pjesë e imanit (besimit), siq është thënë: ,,Sa të shumta janë shtëpitë që një i ri mësohet, mirëpo malli i tij gjithnjë e tërheq për shtëpinë e parë“.

Lusim Zotin e madhërishëm që secili nga ne të mundohet të shfrytëzojë cdo mundësi për të vepruar dicka të mirë, ngase siq thuhet: ,, Ajo që i ka mbetur besimtarit nga jeta nuk mund të paguhet me asnjë vlerë“. Ose siq tha Seid ibën Xhubejri r.a: ,,Cdo ditë e re për besimtarin paraqet një rast të ri“.

Zoti ynë, mundësona të bëjmë mirë dhe të përfundojmë me të mirët. Amin

Hutbe e mbajtur më 11.07.2014.

Xhamia,, BASHKIMI´´ Linz

Imam, Menderez Alili