Beteja e Bedrit, fitorja e parë e muslimanëve

,, Përkujtoni kur All-llahu ua premtoi njërin prej dy grupeve se është i juaji, e ju dëshironit t’ju takojë ai (grup)i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën e ta zhduk në themel mbeturinën e mohuesve ´´ -(El-Enfal,7).

Lufta në bedër ndodhi në muajin e fitoreve të shumta të muslimanëve, në muajin Ramazan,  ku dihet fakti se shumicën e fitoreve pamarëparasysh në cfar segmenti, besimtarët i korrën në muajin e agjërimit. Besimtari agjërues arrinë gjatë agjërimit të tij të jetë  i fuqishëm dhe t’i përballon të gjitha sulmet qofshin ato të mbrenshme apo të jashtme. Kjo është beteja që ndodhi në një kohë kur pabesimtarët kishin një mendim krejt ndryshe për muslimanët, duke i menduar të dobët dhe të lodhur dhe të cilët nuk janë aspak në gjendje të përballojnë asgjë, e të mos flasim më për ndonjë konflikt siq ishte beteja e Bedrit.Është interesant se muslimanëve ju lejohet të luftojnë me armikun e tyre pikërisht në vitin kur u bë obligim edhe agjërimi, në vitin e dytë të hixhretit, dhe kjo ka një urtësi në vete. Derisa besimtari është në gjendje të dirigjon, kontrollon, mbisundon luftën që zhvillon epshi me shpirtin, dhe ku fitues është shpirti ose arrin të vë balansin mes tyre,siq ndodhë gjatë agjërimit, atëherë është i gatshëm edhe për luftë me armikun. Kjo betejë shënoi momentin më të rëndësishëm në historinë e muslimanëve, nga shkaku se për herë të parë ballafaqohet e vërteta me të pavërtetën, besimtarët e drejtë me pabesimtarët, dhe njëkohsisht zbrapset fuqia e idhujtarëve .Muslimanët ishin të mllefosur nga shkaku se lëshuan vendlindjen, lanë edhe anëtarë të  familjeve të tyre, por edhe pasuritë e tyre, kjo i brengoste, dhe vazhdimisht mendonin se një ditë duhet të ballafaqohen me idhujtarët për t’i pastruar hesapet e ngelura mes tyre.

Cili ishte shkaku i fillimit të një konflikti të tillë?

Në Medine u përhap lajmi se një karavan i madh i kurejshëve po kthehej nga Shami në Mek-ke, i cili po barte pasuri të mëdha me vete. Thuhet se diku njëmij deve ishin të ngarkuara me mall e me pasuri të cmueshme me një vlerë diku rreth pesëdhjetë mijë dinarësh të artë. Këtij karavani po i printe Sufjan bin Harbi dhe të cilin e shoqëronin edhe dyzet persona tjerë. Vërtet nëse ky karavan do të binte në dorën e muslimanëve, idhujtarët do të pësonin një humbje të madhe materiale.

Me urdhërin e Zotit të madhërishëm vjen Xhibrili a.s dhe e informon Muham-medin a.s. duke i thënë se: Devet me mall tregtar ose fitoren kundër idhujtarëve. Pejgamberi a.s. konsultohet me shokët e tij dhe ata dëshiruan grupin e deveve. Ushtria e parë e muslimanëve të cilës po i printe vet Pejgamberi a.s. u nis për të dalë jasht Medinës dhe ja mësynë Bedrit. Në këtë ushtri ishin 317 burra ku 86 prej tyre ishin nga muhaxhirët dhe 231 nga ensarët. Ushtria muslimane ishte shumë e varfër sa që shiheshin veshjet e tyre të leckosura. Tek ata shiheshin shenjat e lodhjes dhe vazhdimisht ndrroheshin mes vete për të hipur në deve. Pejgamberi a.s ndante një deve bashkë me h. Aliun dhe Muathedi r.a. Poashtu në Medine Pejgamberi a.s e la zëvendës të tij Ibn Ummi Mektumin, i cili e zëvendësonte edhe në mihrab, si imam në namaz. Pas nisjes për në Bedër, Pejgamberi a.s. e ktheu nga rruga Ebu Lubabe b, Abd Mundhirin, të cilit ja besoi pozitën e mëkëmbësit të Medines. Ndërsa flamurin dhe komandën kryesore ia besoi Mus’ab b. Umejrit. Ushtrinë e ndau në dy grupe, ku në grupin e muhaxhirëve, si udhëheqës të tyre caktoi Ali b. Ebi Talib r.a. Ndërsa në grupin ushtarak të ensarëve caktoi për komandant të tyre Sa’d b. Muadh. Me sigurimin komandonte Zubejr b. Avami, ndërsa udhëheqjen eprore e kishte vet Resulull-llahi s.a.ë. Ushtarët  këshilloheshin të jenë të durueshëm e të qëndrueshëm, sepse ndihma e Zotit është me durimtarët. Ndërsa në anën tjetër pabesimtarët i motivonte shejtani i mallkuar, i cili ishte paraqitur në formë të Suraka b. Malik  duke ju thënë se ju jeni më të mirë e më të fuqishëm se besimtarët dhe se fitorja pa dyshim është në anën tuaj. Por, thuhet se kur filloi konflikti ai iku. Thuhet se e pa Xhibrilin a.s duke ardhur me melekët tjerë në ndihmë besimtarëve. Në një hadith të Pejgamberit a.s thuhet: ,, Shejtani asnjëherë nuk e ka parë vehten më të vogël, më të poshtëruar dhe më të përbuzur se ditën e Bedrit, përvec se në Arafat´´. Distanca mes Medinës dhe Bedrit ishte diku rreth 200 km. Ushtria muslimane ishte stacionuar dhe priste karavanin, por i cili në momentet e fundit u shpëtoi nga duart duke ndryshuar rrugën e udhëtimit të tyre në një kahje tjetër. Mbase i’u shmang rrezikut Ebu Sufjani menjëherë alarmoi Mek-kasit për rastin dhe i informoi se ka shpëtuar karavanin. Edhe pse kuptuan se pasuria e tyre është në rregull, Ebu Xhehli i cili ichte prijës i tyre mezi priste një rast të tillë dhe mënjëherë dha urdhër për nisje drejt Bedrit dhe siq tha ai për t’i zhdukur njëher e përgjithmonë muslimanët nga faqja e dheut. Ai nisi një ushtri me njëmij ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë arriti në Bedër. Pejgamberi s.a.ë. i informon shokët e tij se ushtria idhujtare ka arritur në Bedër. Në rradhët e muslimanëve ishin disa që i thanë Pejgamberit a.s: Ja Resulall-llah, ne kemi ardhur për devet me mall e nuk kemi ardhur për të luftuar sepse ne jemi të papërgatitur, prandaj hiqju luftës. Pejgamberi a.s. ngushtohet kur ndëgjonë këto fjalë, derisa ngriten sahabet tjerë që e përkrahin Muham-medin a.s. pamarrë parasysh sakrificat që mund të ndodhin. Muslimanët të cilët ishin kundër luftës nuk kishin frigë prej vdekjes, por qëllimi i tyre ishin që ata të forcohen materialisht që pastaj të mundë të përballen me armikun i cili ishte i përgatitur në këtë drejtim. Por All-llahu xh.sh kishte vendosur të kundërtën, pra muslimanët të përballen me idhujtarët në fushëbetejë, dhe me këtë edhe të pastrohet Mekeja nga idhujtarët  dhe tiranët, dhe Medineja të mësohet të përballon varfërinë, sepse Islami nuk është për plackë lufte.

I dërguari i All-llahut filloi të konsultohet me shokët e tij, ku pastaj  morën fjalën edhe Ebu Bekri, Omeri, Mikdad ibën Amri etj, dhe  nga fjalimet e tyre kuptoheshte se duhet të fillojnë luftën kundër pabesimtarëve. Pejgamberi a.s. iu drejtua sërish masës duke ju thënë: Urdhëroni më këshilloni, jepni mendimin tuaj. Pejgamberi a.s. kishte frigë nga ensarët dhe nuk e dinte a e kanë kuptuar besëlidhjen në mes tij dhe atyre. Numri më i madh i ushtarëve ishte pikërisht nga ensarët, dhe i dërguari i Zotit dëshironte që ata të jenë të gatshëm për një luftë të tillë. Ensarët kuptuan qëllimin e tij dhe në këto momente  ngritet Sa’d ibn avfi dhe i thotë Muham-medit a.s : Ti sikur po kërkon mendimin tonë? Po ja ktheu Pejgamberi a.s. Mblidhen ensarët në një kuvend dhe diskutojnë, dhe  treguan qëndrimin e tyre se ne jemi gjer në fund me ty dhe nuk ju lëmë në asnjë moment të vetëm. Sa’d ibn Muadhi ngritet dhe i thotë Pejgamberit a.s : Vazhdo se ne jemi me ty, edhe nëse ja mësyn detit edhe ne do të futemi në të bashkë me ty. Ensarët dhe muhaxhirët tani më janë një. Këta nuk ishin sikur populli i Musait a.s. kur i thanë atij: Shko dhe lufto ti me Zotin tënd se ne do të rrimë këtu. Këta ishin shumë të vendosur sa që po t’i urdhëronte Pejgamberi a.s që të kalojnë detin në këmbë do ta bënin një gjë të tillë. Bisedat dhe konsultat mes tyre kishin marrë fund, dhe tani filluan përgatitjet për luftë, duke ngritur tendat në vendin qe kishte zgjedhur Pejgamberi s.a.ë.

Zoti xh.sh e kishte lënë me qëllim që të gabonte Pejgamberi a.s në caktimin e vendit ku do të pozicionohen muslimanët, nga shkaku që në luftë gjithonë të konsultohen njerëzit që kan dije dhe strategji lufte. Vjen Habab ibn Mundhiri te Pejgamberi s.a.ë. duke e pyetur se a është ky caktim nga All-llahu që ne të pozicionohemi këtu apo jo? Pejgamberi a.s. përgjigjet se ky ishte mendimi i tij personal. Atëherë vjen njëri nga ata që kishte përvojë dhe strategji në këtë drejtim duke i sugjeruar Muham-medit a.s që të marin këtë pozicion dhe të kenë edhe ujin e pijshëm në anën e tyre, dhe Pejgamberi a.s pranoi një propozim të tillë. Më në fund ushtria kurejshite u duk në horizontë, ajo ishte me një numër shum të madhë në krahasim me atë të muslimanëve. Kjo ushtri numëronte mbi 1000 ushtarë, rreth njëqind kuaj, gjashtëqind ushtarë me prazmore, dhe me një numër të madh të deveve sa që nuk dihet numri i tyre, dhe e tërë kjo ushtri e armatosur gjer në dhëmbë, do të luftojnë kundër 317-të muslimanëve të lodhur e të varfur.

Utbe ibn Rebia doli para ushtrisë mekase  dhe mbajti një fjalim ku ndër të tjerat kërkoi që ushtria e tyre mos të luftojë kundër Muhamedit sepse nuk ka asnjë arsye për të njejtën. Ju edhe nëse do ta vritni atë ose shokët e tij gjithmonë do të jetë dikush i cili do të kërkojë hakmarrje sepse shumica nga ne jemi të aferm mes vete me ushtrinë në anën tjetër. Lene atë le ta vretë dikush tjetër. Dhe ky fjalim ndikoi tek disa të cilët ju kthyen mendjes së shëndoshë dhe vendosën të kthehen pa bërë luftë. Në këto moment ndërhynë Ebu Xhehli i cili e akuzoi Utben për frikacak dhe njeri i cili mbjell frigë në mesin e ushtrisë. Erdhi nata e fillimit të konfliktit, muslimanët ishin të motivuar për fillimin e betejës sepse Pejgamberi a.s i informoi për ndihmën që u ka premtuar All-llahu muslimanëve, duke ju dërgu edhe ushtrinë e Tij, Melekët të cilët do të jenë ndihma më e madhe kundër idhujtarëve. Ushtria muslimane kishte ra të pushojë dhe ata i kaploi një gjumë i ëmbël, Allahu ju lëshoj një shi të lehtë për t’i freskuar dhe për të larguar dyshimet që kishte futur djalli mes tyre se ju gjoja do të vriteni dhe do të shkoni nga kjo botë të papastër, poashtu edhe për të rrastuar tokën që të jenë sa më të qëndrueshëm kur të fillojë konflikti. Tha All-llahu në Kur’anin f.m në lidhje me këtë: ,, Dhe kur ju kaploi një dremitje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të, largoi nga ju tështimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t’ju forcojë me të (me shi) këmbët tuaja´´-(El-Enfal,11).

Ushtria idhujtare filloi ofanzivën e tyre kundrejt muslimanëve, por Pejgamberi a.s. porositi ushtarët e tij që mos të sulmojnë por vetëm të mbrohen gjeri sa tu vijë urdhëri nga ai. Kjo ishte strategjia e Pejgamberit a.s sepse dihet edhe nga taktikat e sotme ushtarake se për të sulmuar duhet një ushtri me numër të madh dhe me armatim të mjaftueshëm, ndërsa nëse nuk posedon këtë fuqi ushtarake si me njerëz dhe me arsenal ushtarak atëhërë mbrojtja është më e mirë. Filloi konflikti në mes palëve dhe ku Pejgamberi a.s vërejti se ushtria e tij u humb në mesin e idhujtarëve nga fakti se ishin të paktë me numër ngriti duart dhe iu drejtua All-llahut me fjalët : ,, O Zot, kërkoj fitoren dhe ndihmën tënde! O Zot! Realizoje atë që më ke premtuar! O All-llah, nëse ky grup (muslimanësh) sot humb (shkatërrohet), më nuk ka kush të adhuron në tokë! ´´ Shih tash dhe medito se si Pejgamberi a.s. me lot në sy iu drejtua Zotit duke menduar për të ardhmen, jo për situatën në luftë, por, kush do të adhuron pastaj nëse këto muslimanë e humbin luftën dhe vriten. Nuk kërkoi Pejgamberi a.s. as pasuri as plackë të luftës e as të ikë vet nga fushëbeteja por ishte i pari në fronin e luftës dhe që kishte frigë vetëm mos të zhduket Islami. Në ato caste të madhërishme, në tokë vjen ndihma e premtuar nga All-llahu me anë të melekëve të tij të udhëhequr nga Xhibrili a.s. shih ajetin në suren El-Enfal, 9-10 ku All-llahu xh.sh thotë:

,, Përkujtoni kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj, e ai u është përgjigjur: Unë do t’ju ndihmojë me një mijë engjëj që do të vijnë një pas një (grup pas grupi): All-llahu nuk e bëri atë(ndihmën) për tjetër, vetëm t’ju gëzojë(t’ju japë myzhde) dhe për t’i forcuar (qetësuar) zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë´´ (El-Enfal, 9-10). Kur’ani dhe hadithet na tregojnë se roli i melekëve në këtë luftë ishte që të përgëzon dhe përforcon besimtarët në aspektin shpirtërorë, dhe për t’ju treguar melekëve se si engjëjt e tokës e mbrojnë besimin e tyre dhe Njëshmërinë e All-llahut. Filloi lufta mes palëve, ku pas një përleshje të madhe fitorja e muslimanëve filloi të shihet. Friga e idhujtarëve filloi të hetohet. Këtë mundësi e shfrytëzuan muslimanët duke arritur t’i thyejn pabesimtarët, dhe ku rezultoi me mbi 70 të vrarë në mesin e pabesimtarëve 70 të zënë rob, shumë të plagosur dhe shumica nga ata që kishin marrë arratinë.Ndërsa në anën e muslimanëve ranë shehid katërmbëdhjetë besimtarë.  Në mesin e të vrarëve kishte edhe shumë emra të njohur nga idhujtarët, por i vecanti ishte ai që nuk mundi të durojë pa filluar konfliktin, udhëheqësi i tyre, Ebu Xhehli, i cili u vra nga disa të rinjë. I dërguari i Zotit, hodhi kufomat e të vrarëve në një humnerë, u ndal para tyre dhe u tha: O banues të kësaj grope! O Utbe ibn Rebia, O Shejbe ibn Rebia, O Umej-je ibn Halef, O Ebu Xhehl ibn Hisham, a e gjetët atë që ju ka premtuar Zoti juaj, sepse unë vërtetë e gjeta premtimin e Zotit tim! Besimtarët i thanë: Ja Resulall-llah, a po u flet njerëzve të vdekur? Ata nuk ndëgjojnë! Ai ua ktheu: Vërtet ata më dëgjojnë sikur që më dëgjoni ju mua, por nuk mund të përgjigjen. Dita e shtatëmbëdhjetë e Ramazanit ishte në përfundim. Pejgamberi a.s. qëndroi në Bedër tre ditë dhe pastaj me ushtarët e zënë robër u kthye në Medinë. Duhet të merr një vendim Pejgamberi a.s. se cka do të bëjmë me të zënurit robë. Konsultoi në fillim Ebu Bekrin e pastaj Omerin r.a.  Ebu Bekri propozoi që t’u mirret një shumë të hollash për shpagim, me anë të së cilës do të forcohet ushtria muslimane, e ndoshta edhe ndonjë nga këta udhëzohet dhe do ta kemi ndihmë për ne.

Pastaj e pyeti Omerin r.a. se cfarë mendon ti o Omer? Ai tha: Ëall-llahi unë nuk mendoj si Ebu Bekri, mendimi im është që ti ofrohem njërit nga të afërmit e mij e tia këpusë kokën, të njëjtën ta bëjë edhe Aliu edhe Hamza r.a. derisa All-llahu të sheh se në zemrat tona nuk ka mëshirë për idhujtarët. Pejgamberi a.s e pa që në mesin e njerëzve përkraheshte mendimi i Ebu Bekrit dhe me atë mendim menduan të qëndrojnë. Mirëpo All-llahu xh.sh e kishte përkrahur Omerin r.a. në këtë mendim sepse muslimanët nuk janë për të mirat e kësaj bote, por duhet të mendojnë të fitojnë Ahiretin. Pejgamberi a.s filloi të qajë kur iu shpallë ajeti nga Kur’ani f.m në lidhje me këtë : ,, Për asnjë Pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërrmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron cdo gjë, di cka është e mirë për robërit. Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar nga Zoti (që të mos dënohet ai që përpiqet, por nuk ja qëllon) juve do të ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët ´´ (El-Enfal,67-68). Kur u shpallë ky ajet Pejgamberi a.s. qau, dhe kur erdhi Omeri r.a. dhe e pa Pejgamberin ashtu, duke qarë, e pyeti se cka ndodhur? Ai ia tregoi rastin se ti kishe të drejtë në lidhje me mendimin mbi robërit. Këtu shihet se nuk është koha për të mbajtur robër, sepse Islami në këto moment nuk pranon asgjë tjetër vecse besimit të sinqertë në Zotin xh.sh.

Ky ishte ngadhnjimi i parë i muslimanëve mbi jomuslimanët, ngadhnjimi i të vërtetës mbi të pavërtetën, fitorja e besimit mbi kufrin. Muslimanët të cilët në fillim u panë të lodhur, të dobët e të leckosur, tani i treguan vlerat e tyre dhe qëllimin se nuk shihet ana e jashtme, por bindja dhe sinqeriteti në qëllimet dhe veprimet. Besimtarët që ranë shehidë në këtë bëtëjë e kanë të garantuar Xhen-netin tek All-llahu xh.sh. Ndërsa idhujtarët që përjetuan grushtin më të fortë nga ana e muslimanëve në këtë botë, do të përjetojnë dënimet e All-llahut edhe në botën tjetër, dhe do të jenë banorë të zjarrit të Xhehen-nemit. Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur para 14-të shekujve, mësimet nga kjo betejë edhe sot e kësaj dite janë më se të nevojshme.

Kjo ishte beteja e cila nuk u zhvillu për interesa personale të dikujt nga as’habet, apo të Pejgamberit a.s. por qëllimi ishte shum madhështor, sepse ndodhi dicka që ndryshoi rrjedhat njerëzore, moment kur ngadhnjeu e vërteta mbi të pavërtetën, e drejta mbi mashtrimin, besimi mbi kufrin, njerëzit e mirë mbi ata jot ë mirë. Në këtë betejë muslimanët morën edhe mësime tjera siq është rasti i ndarjes së pasuris së luftës, të cilën e përmend All-llahu në Kur’anin f.m. në suren El-Enfal, duke na tregu se pasuria e fituar në luftë grumbullohet dhe I dorëzohet emirit të muslimanëve, dhe ai pastaj ka të drejtë t’ua shpërndanë të tjerëve në mënyrë si e ka mësuar Islami, e jo kush sit ë dojë të veprojë dh eta keqpërdorë pasurinë e luftës.

Nga kjo betejë gjithashtu marim mësimin mbi atë që veproi Pejgamberi a.s. në rastet kur nuk kishte të shpallur ajet Kur’anor për një cështje të caktuar, nuk mori vendime asnjëherë  kokë në vete duke mos përfillë mendimin e të tjerëve, por gjithmonë i konsultonte ata që ishin të aftë dhe të përgatitur në atë drejtim siq ishte rasti kur Habab b. Mundhir i tha Pejgamberit a.s. që ta ndryshojnë pozitën që kishin muslimanët dhe të dalin në anën tjetër që të kenë edhe ujin nën kontrollë të tyre, dhe Pejgamberi a.s. e pëlqeu këtë propozim dhe e miratoi. Mësimi nga kjo pra është se secili nga ne duhet të konsulton njerëzit adekuat për atë ceshtje, e jo të vepronë ashtu si atij ia merr mendja. Poashtu për të kuptuar numrin ,përgatitjet dhe fuqinë e armikut, i lejohet udhëheqësit të përdorë njerëz me qëllim të ketë dijen e duhur se me kë do të ballafaqohet. Këtë strategji e bëri edhe Pejgamberi a.s. e cila vlen edhe për ne edhe në këtë kohë të sotit. Nga kjo betejë gjithashtu marim mësimin e duhur se si duhet në të veprojmë nëse jemi në situata të tilla ose situata tjera. Pra t’I lutemi Zotit në mënyrë të sinqertë dhe pandërpre, sepse edhe Pejgamberi a.s. edhe pse kishte marrë premtimin se do të ndihmohet përmes melekëve, ai prap nuk pushoi së luturi All-llahun xh. Sh. deri në momentet e ardhjes së ndihmës, dhe kjo gjithashtu shpreh falënderim ndaj Krijuesit për ndihmën e ofruar, e cila nuk mungon asnjëherë për të drejtit dhe të sinqertit në duatë dhe punët e tyre. Jeta në varreza është e vërtetë, dhe njerëzit që janë banorë të saj ndëgjojnë gjithcka, siq ishte rasti me Ebu Xhehlin e me disa të tjerë, të cilëve i’u drejtua Pejgamberi a.s. duke i pyetur se a e morët premtimin tuaj! Dhe që as’habët u habitën dhe i thanë që ata janë të vdekur nuk ndëgjojnë, mirëpo përgjigja e Muham-medit a.s. ishte se ata ndëgjojnë më mirë se ju por nuk kan mundësi të flasin. Poashtu vlen të përmendet edhe një mësim nga shumë mësime të betejës së Bedrit që skemi mundësi t’i rradhisim të gjitha në këtë temë është edhe plani dhe strategjia ushtarake që ua mësoi dhe i porositi Pejgamberi a.s. që mos të sulmojnë të parët nga shkaku se nuk kan armatim të mjaftueshëm poashtu edhe ushtarë me numër të vogël. Do ti presim ata të na sulmojnë dhe ne do të mbrohemi, sepse edhe sot strategjitë e luftrave janë që të mbrohesh nëse nuk je i barabart me kundërshtarët.Në këtë formë do të kursesh edhe armë edhe njerëz, kur dihet se muslimanët ishin vërtet të lodhur e të rraskapitur, pa ngrënë e pa pirë dhe pa armë të mjaftueshme, dhe nëse sulmon i pari, do të mbetesh duarboshë, dhe kjo është mundësi për kundërshtarin që të të shkelë pastaj me këmbë. Mësimi tjetër ishte rëndësia që Islami i dha diturisë, kun ë këtë betejë u vërtetua e njejta me rastin e kapjes së 70 burrave nga idhujtarët, e që pë të fituar lirinë ishin të obliguar që secili rob t’ua mësojnë Medinasve nga 10 fëmijë muslimanë shkrim-leximin e pastaj do të lirohet.

Kjo temë është vërtet e gjërë dhe për të cilën duhet shumë të bisedohet, të shkruhet dhe të studiohet në detaje, sepse është një mësim i madh për ne si besimtarë, ku duhet të marim mësimet e duhura nga strategjia e madhe që kishte Muham-medi a.s. dhe shokët e tij, të cilët ishin të mësuar nga All-llahu xh.sh. përmes ajeteve Kur’anore. Nëse edhe ne i përmbahemi këtyre mësimeve, vërtet do të jemi fitues në këtë botë dhe në botën tjetër.

Menderez Alili, Imam

Xhamia,, BASHKIMI´´ Linz