Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Duaja e haxhinjëve në xhaminë ,,Bashkimi‘‘ Linz

Kushti i pestë i Islamit është haxhi, i cili kryhet duke udhëtuar në vendet e shenjta në Mek-ken e bekuar, dhe ku realizojmë një sërë obligimesh që janë të parapara në rregullat e haxhit.

Si çdo vjet, edhe sivjet, shqiptarët musliman nga të gjitha trojet, por edhe nga R. e Austrisë, ja mësynë Qabes së bekuar.

Pikërishtë xhamia,, Bashkimi‘‘ ishte vendi ku i tuboi shumicën e haxhinjëve shqipëtarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri, ditën e diel (14.09.2014) pas namazit të drekës, u organizua një seminar, ku haxhinjët dhe të tjerët që ishin prezent atë ditë, u informuan në disa detaje rreth detyrave që haxhinjët duhet t’i kryejnë gjatë kohës së haxhit. Seminarin e mbajti imami i xhamisë së Salzburgut Usame ef. Alimi.

Fjalën e rastit e mori edhe kryetari i U.SH.M. Vahidin ef. Beluli, i cili i përshëndeti haxhinjët dhe u dëshirojë udhëtim të rehatshëm dhe haxh të pranuar. Gjithashtu Abdurrahim ef. Kamili, imam në Holabrun, përshëndeti pjesëmarrësit dhe u ndal në disa minuta rreth çështjeve teknike të haxhit, dhe disa detajeve që ishin me rëndësi e që i kishte parasysh U.SH.M. gjatë organizimit të haxhit.

Hafiz Besir Emini, lexoi disa ajete Kur’anore , dhe disa talebe të mektebeve kënduan disa ilahi kushtuar haxhit. Në fund nxënësi i xhamisë ,, Bashkimi‘‘ Shenoll Rexhepi, lexoi disa ajete nga Kur’ani f.m. dhe në fund duanë e haxhit e bëri imami i xhamisë ,, Bashkimi‘‘ Menderez ef. Alili.

Pas përfundimit të këtij takimi me rastin e duas së haxhit, në lokalet e xhamisë u shtrua një koktej rasti për të gjithë pjesëmarrsësit.

Moderator i programit ishte Menderez ef. Alili

Në fund, kryesia e xhamisë,, Bashkimi‘‘ të gjithë haxhinjëve ua uron haxhin, duke ju dëshiruar udhëtim të lehtë, shëndet dhe haxh të pranuar tek All-llahu fuqiplotë.

Tani do të paraqesim emrat e haxhinjëve nga xhamia ,, Bashkimi‘‘:

Halit Ramadani me bashkëshorten

Kamer Ademi me bashkëshorten

Salim Beluli me bashkëshorten

Beadin Beluli me bashkëshorten

Ahmet Ejupi me bashkëshorten

Abazer Muharremi me bashkëshorten

Mervan Spahia me bashkëshorten

Rabit Demiri me bashkëshorten

 

 

Imam,Menderez Alili

Xhamia ,, Bashkimi‘‘ Linz

14.09.2014 ( e Diel)