Shenjat e besimit të sinqertë

,, Kur All-llahu ka vendosur për një cështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon( nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë cështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë largë së vërtetës‘‘ (Ahzab,36).

Hamdi i takon vetëm All-llahut, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi Muham-medin s.a.w, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij gjer në ditën e gjykimit. Kënd e udhëzon All-llahu nuk ka mundësi askush me e lajthitë nga rruga e vërtetë dhe kush e humbi atë, nuk ka mundësi askush përvec All-llahut ta rikthejë në të vërtetën.

Besimtarë të nderuar, vëllezër dhe motra:

Të flasësh mbi këtë temë vërtet duhet shumë kohë dhe shumë përpjekje, ngase është pika kyce që  dallon besimin tonë nga besimet tjera. Cështja e besimit në Islam është bazamenti i cdo gjëje, sepse po nuk besove drejtë atëherë nuk je besimtarë i këtij Islami.

Nga shenjat e besimit të sinqertë është edhe ajo që pasionet dhe dëshirat tona të jenë në përputhje me atë që lypë Islami nga ne. Pra të besosh dhe të veprosh në pajtueshmëri me fjalët Kur’anore dhe ato profetike të Muham-medit s.a.w.

Në një thënje të tij, i dërguari i Zotit tha:

,, Asnjëri nga ju nuk ka besuar, përderisa pasioni i tij nuk është në përputhje me atë që kam ardhur unë’’ (Hadith Sahih).

Pra në bazë të këtij hadithi është për qëllim të mos veprohet ajo që është e ndaluar, dhe të dëshirohet dhe të zbatohet ajo që për ne është e lejuar, e jo të veprosh në bazë të pasioneve dhe dëshirave tua e që ndoshta janë në kundërshtim me fenë. Në Kur’an ajete me urdhër të tillë janë përmendur në disa vende, shih një nga këto:

,, Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty dhe të asaj para teje) derisa të most ë zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht’’ ( EN-Nisa, 65).

Nga shumë aspekte ne tregojmë bindjen apo besimin tonë. Në të shumtën e rasteve, ka nga ne që e llogarit besimin e tij të plotë, ndërsa kur vjen në shprehje dashuria ndaj fëmive apo të mirave materiale të kësaj bote, u jep përparësi para dashuris ndaj All-llahut dhe Pejgamberit s.a.w.  Është vërtetuar në sahihun e Buhariut dhe Muslimit se Muham-medi a.s. ka thënë: ,, Nuk beson askush prej jush derisa të jem unë për të më i dashur se vetvetja e tij, familja dhe njerëzit në përgjithësi‘‘

Besimtari nuk e ka kompletu besimin përderisa nuk e don Muham-medin a.s para të tjerëve. Në dy përmbledhjet tjera të vërteta nga Buhariu dhe Muslimi citohet hadithi:

,, Tre gjëra te i cili gjenden, do të gjejë ëmbëlsirën e Imanit (besimit): Të jetë All-llahu dhe i dërguari i Tij më të dashur te ai sesa cdo kush tjetër, ta dojë njeriun vetëm për hirë të All-llahut dhe të urrej kthimin në mëkate(kufër) pasiqë e ka shpëtuar All-llahu ashtu siq e urren hudhjen në zjarr‘‘.

Ka thënë Ebu Ja’kub EN-Nehër Xhuri: ,, Kush pretendon se ka dashuri ndaj All-llahut dhe të dërguarit të tij, kurse veprat e tij nuk përputhen me Islamin, ai ka një pretendim të pa vlefshëm‘‘

Jahja ibën Muadh ka thënë: ,,Nuk është besnik ai që pretendon dashuri ndaj All-llahut e nga ana tjetër nuk i mbron kufijt e Tij‘‘.

Besimtari me besim të plotë, dashuron për All-llahun, urren për All-llahun, jep për All-llahun, ndalon për All-llahun, ai e ka plotësuar besimin, imanin e tij. E ai që këto veprime i bën thjeshtë për nevojat dhë epshet e tij ai ka mangësi të shumta në besimin, imanin e tij. Këta njerëz që veprojnë dhe kontribojnë për epshe dhe për nevoja dhe interese tjera, duhet të pendohen tek Zoti Fuqiplotë dhe ti kthehen Islamit të vërtetë, duke ia kushtuar dashurinë dhe angazhimin e tyre për All-llahun dhe të dërguarin e tij Muham-medin s.a.w.

Lusim All-llahun e Madhërishëm që të na bëjë nga ata që të kemi në rend të parë dashurin e plotë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit a.s dhe që besimi (imani) ynë të jetë i plotësuar dhe ta shijojmë ëmbëlsirën e tij. Amin

 

Hutbe e mbajtur më 14.11.2014

Xhamia,, BASHKIMI‘‘ Linz

Imam, Menderez ef. Alili