Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Drejt një bote më të vyeshme

,, Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun‘‘ ( El-Ahzab, 21).”

Hamdi i takon vetëm All-llahut xh.sh, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi të dërguarin e All-llahut, Muham-medin s.a.w. Kënd e udhëzon All-llahu, nuk ka mundësi askush të e lajthitë, e kush e humbi veten, nuk ka mundësi askush të e rikthejë në të vërtetën përvec se All-llahut xh.sh.

Islami dha shumë zgjidhje, me qëllim që ta transferojë njerëzimin drejt një bote më të ndritshme me vlera dhe rregulla, me të cilët synohet një jetë shumë më e mirë se sa të jetuarit jashta këtyre rregullave. Morali nuk është luks pa të cilin mund të jetohet, por ai është esenca, thelbi, baza e jetës.Islami i përmblodhi këto vlera dhe i nxiti besimtarët  tu përmbahen të njejtave. Këto vyrtite të larta ne i gjejmë te i dërguari ynë, Muham-medi a.s., pasi që për të na tregoi All-llahu xh.sh përmes Kur’anit f.m. në ajetin e lartëshënuar ku tha: El-Ahzab,21. Transmetohet prej Usame ibën Sherikut i cili thotë: ,,Ishim ulur te Pejgamberi a.s. sikur mbi kokat tona të kishte shpend. Asnjë prej  nesh nuk fliste, dhe erdhën disa njerëz dhe thanë: Cilët prej robërve janë më të dashur te All-llahu? Pejgamberi a.s. tha: Ata që kanë karakter më  të vyeshëm‘‘(Transmeton Taberaniu).

Poashtu Pejgamberi a.s tha: ,, Me të vërtetë, mbrapshtia dhe paturpësia nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin, njeriu më i denjë në Islam është ai që ka karakterin më të vyeshëm‘‘( transmeton Tirmidhiu).

Gjithashtu e kanë pyetur Pejgamberin a.s. se cila është gjëja më e vlefshme që i është dhënë njeriut, ai ka thënë: ,, Morali i vyeshëm‘‘ (transmeton Ibn Hib-bani).

Transmetohet prej Abdullah ibën Amrit i cili thotë: ,, E kam ndëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: A doni të ju tregojë se cili është më i dashur për mua dhe cili do të jetë më afër meje në Ditën e Gjykimit? Po i thjanë: Ai u përgjegj: Ata që kanë moral më të vyeshëm‘‘ (transmeton Ahmedi).

Poashtu Muham-medi a.s ka thënë: Në Ditën e Gjykimit nuk ka asgjë më të rëndë se morali i vyeshëm në peshoren e besimtarit. All-llahu e urren njeriun e mbrapshtë dhe të pafytyrë. Njeriu i cili ka moral të mirë, me të do ta arrijë gradën e agjëruesit dhe të namazxhiut‘‘ (transmeton Ahmedi).

Lusim All-llahun të na pajisë me moral të vyeshëm, dhe edukatë tëpastër Islame, Amin.

 

Hutbe e mbajtur më 23.01.2015

Xhamia,, BASHKIMI’’ Linz     

Imam, Menderez ef. Alili