Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Edhe një gjeneratë e lexuesve të Kur´anit f.m. nga Xhamia BASHKIMI Linz

Më datë 26.04.2015 Xhamia BASHKIMI Linz përcolli edhe një gjeneratë të nxënësve, të cilët përfunduan me sukses të mësuarit e leximit të Kur´anit f.m. dhe gjërave esenciale nga mësim-besimi Islam i paraparë për fillestarët.

Pas një pune dy vjeçare sot këta nxënes u pajisën me çertifikatat e lëshuara nga Xhamia BASHKIMI, ku përveç kësaj ata dëshmuan para publikut të pranishëm në sallë, se këto dy vite që i kaluan në bankat e mektebit të Xhamisë ishin shumë frytëdhënëse.

Rreth punës dhe angazhimit që është bërë gjatë këtyre viteve para të pranishmëve fjalë rasti kishte edhe ai që punoi me këto nxënës Imami i Xhamisë BASHKIMI Prof. Menderez Alili, i cili kishte vetëm fjalë të mira për vullnetin e madh që kishin këta nxënës rreth mësim-besimit Islam.

Në një atmosferë impozante me musafir të shumtë nga shumë qendra shqiptare që veprojnë në Austri, ku fjalë rasti kishin: Mr. Muhidin Ahmeti (Xhamia e Welsit), Mr. Mevludin Mustafa (Xhamia Attnang Puchheim), Omer Berisha (Xhamia Bujaria-Linz) dhe Vahidin Behluli (Kryetari i Unionit të Xhamive Shqiptare ne Austri). Gjithashtu të pranishmit i përshëndeten edhe Kryetari i Xhamisë BASHKIMI z. Skender Shaqiri dhe Kryetari i Dachverbandit Ing. Adnan Abdullai.

Programin e begatoi me lexim Kur´ani dhe ilahi edhe Hfz. Adem Ademi (zv. Imam në Xhaminë e Boshnjakëve në Wels).

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij eventi fetar. Falënderojë imamët dhe kryesitë e të gjithë xhamive që sot na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Zoti i madhërishëm i shpërbleftë që të gjithë. Nxënësve që sot përfunduan mësim-besimin, u dëshirojmë shëndet dhe suksese edhe më tej në jetën e tyre.

Programin e moderuan Xhemail Nexhipi dhe Ismete Rexhepi.

Nxënësit të cilët përfunduan Hatmen e Kur´anit:

1. Shenoll Rexhepi (Kumanovë)

2. Leotrim Rexhepi (Preshevë)

3. Jahja Halimi (Prizren)

4. Jaser Halimi (Prizren)

5. Besara Abdullai (Kumanovë)

6. Enisa Veseli (Gostivar)

7. Lut Shabani (Kumanovë)

8. Aldin Batijari (Prizren)

9. Hatixhe Elshani (Rahovec)

10. Ilirian Ramadani (Kumanovë)

11. Refet Asani (Gostivar)