Frytet e humanitetit në Islam (Pjesa e parë)

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh, ndërsa përshëndetjet dhe selamet le të jenë gjithmonë mbi të dërguarin e Tij, Muham-medin a.s.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

Feja Islame, misionin e vet e mbështetë mbi tre parime humane njerëzore e që janë: vëllazeria mes njerëzve, barazia mes tyre dhe parimi i lirisë. Këto parime i ka lidhur fort me besimin dhe edukatën Islame. Sipas Islamit, të gjithë njerëzit janë fëmijë të një cifti bashkëshortor të vetëm. Në Kur’anin f.m thuhet: ,, O njerëz! Jini të bindur (dhe përmbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi juve nga një(shpirt) njeri i vetëm, dhe prej tij e krijoi bashkëshorten e tij dhe nga ata të dy krijoi burra dhe gra të shumtë, dhe kijeni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është mbykqyrës mbi ju’’ ( EN-Nisa,1).

Nga ky ajet shohim se si na tregohet gjeneza jonë, se të gjithë jemi nga një cift (Ademi dhe Hava), kemi një prejardhje, prandaj të sillemi si të tillë, duke i konsideruar që të gjithë si vëllezër. Në shumë raste, i dërguari ynë, Muham-medi a.s.  e ka theksuar këtë vëllazëri dhe unitet të njerëzimit. Në Musned-in e Imam Ahmedit, përcjellet nga Zejd ibn Erkam se Muham-medi a.s. pas cdo namazi e bënte këtë lutje: ,, O Zoti ynë! Zot dhe pronar i cdo gjëje. Unë jam dëshmitar se ti je Zoti i vërtetë përvec të cilit tjetër ska! O Zoti ynë! Zot dhe pronarë i cdo gjëje! Unë dëshmoj se Muham-medi është rob dhe i dërguari yt. O Zoti ynë! Zot dhe pronar i cdo gjëje! Unë dëshmoj se të gjithë robërit Tu janë vëllezër!’’

Nga kjo lutje që ka bërë Muham-medi a.s. shifet theksi dhe rëndësia e vecantë që ka vëllazëria në Islam. Lutja këtu potencon vëllazërin mes të gjithë njerëzve, pa bërë asnjë dallim, në asgjë.Këtë lutje ai nuk e bëri një herë në jetë ose një herë në vit ose në një muaj ose një herë në javë, po e bëri pas cdo namazi, pesë herë në ditë, dhe po mos të ishte kaq e rëndësishme athua do ti jepte kaq hapësirë?  Islami i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga injoranca, nga hakmarrja, xhelozia dhe urrejtja, i pastroi nga egoizmi, pangopësia dhe koprracia. I ka ngritur në shkallën më të lartë njerëzore, sa që njeriu për vëllanë e tij është në gjendje të ndajë gjithcka me të. Një rast në kohën e Muahm-medit a.s ku Sa’d ibn Rebia (Ensariu) dhe Abdurr-rrahman ibn Auvf(Muhaxhir) ku Sa’di ia kishte falë gjysmën e pasurisë, madje i ofroi që të martohet me njërën nga gratë e tij prej të cilës ai do të ndahet( vetëm për hir të Abdurr-rrahmanit ibn Auvfit).

Gjithashtu, punën e parë që bëri Muham-medi a.s. në Medinë, vëllazëroi ensarët dhe muhaxhirët, dhe kështu bëri shkrirjen e dallimeve mes arabëve dhe të tjerëve, mes të pasurve dhe të varfëve etj. Xhamia e Pejgamberit a.s këtu pranoi dhe bashkoi Bilal Habeshiun, Selman Farisiun, Suhejb Romakun, pastaj i ofroi pasanikët si Ibn Auvfi dhe ibn Af-fani me të varfurit si Ebu Dherr-rrin dhe Ebu Hurejren etj. Pra me një fjalë mes këtyre nuk mbeti vend për asnjë mosmarrveshje në aspekt të prejardhjes, ngjyrës, statusit ekonomik, prestigjit ej.

Lusim All-llahun e Madhërishëm që edhe ne t’i japim rëndësinë e duhur vëllazërisë në Islam.

Hutbe e mbajtur më 17.04.2015

Xhamia,, BASHKIMI’’ Linz

Imam, Menderez ef. Alili