Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Veprimet e Muham-medit a.s. në haxhin e tij( Pjesa 2)

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh, salavatet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi Muham-medin a.s. dhe të gjithë besimtarët dhe besimtaret që kanë ndjekur këtë rrugë dhe ata që vazhdojnë ta ndjekin deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

Me lejen e Zotit të Madhërishëm edhe në këtë hutbe të kësaj dite madhështore të ditës së Xhumasë do të mundohemi të ju përkujtojmë disa nga veprimet e mësuesit tonë të dashur Muham-med Mustafas s.a.w.

Tregohet se Pejgamberi a.s gjatë Haxhit të tij, ishte shum i preokupuar me botën tjetër duke qenë joshumë i dhënë mbas mirësive të kësaj bote ku dihet se këto të mira këtu janë kalimtare dhe të përkohshme dhe nuk ja vlenë që shumë të merremi me to. Ai bëri haxhin hypur mbi deve mbi të cilën kishte një lloj pëlhure e cila nuk kishte aspak vlerë. Ai duke qëndru në Arafat thoshte: ,, Si urdhëro o Zoti ynë, si urdhëro! Vërtet më e mira është ajo e botës tjetër ‘‘ (El-Hakimi dhe Bejhekiu)

Gjithashtu transmetohet se ai kishte kryer haxhin mbi një deve e cila nuk kishte asgjë të vlefshme prej mjeteve të udhëtimit, por dhe në të njejtën deve kishte të ngarkuar gjithë atë cka i nevojitej për rrugë, e jo të kërkonë një deve tjetër për ato sende të nevojshme‘‘. Ai gjatë haxhit hante dhe pinte nga ushqimet që i konsumonin të gjithë dhe nuk kërkonte dicka të vecantë. I thanë në një rast se të kemi sjell ujë prej shtëpisë, ai ua ktheu: nuk dua, por do ta shuaj etjen me atë që ju e pini‘‘ (Ahmedi).

Poashtu një angazhim të vecant gjatë Haxhit ishte që të ua mësoj njerëzve Islamin dhe cështjet e tij me theks të vecant ua përmendi disa herë të ruhen nga derdhja e gjakut( vrasja, mbytja), ruajtja e nderit dhe pasurisë së huaj(moskeqpërdorimi i tyre) etj. Gjithashtu gjatë Haxhit Pejgamberi a.s ishte shumë bujar dhe shumë i mëshirshëm ndaj njerëzve duke ofruar 100 deve për ti therrë si kurban dhe nga të cilat urdhëroi Aliun r.a që ti shpërndanë tek njerëzit e varfur dhe me nevoja tjera.

Ajo që bie në sy nga veprimi i Pejgamberit a.s në Haxh, ishte durimi ndaj të gjithë kategorive të njerëzve pa i dalluar nga prejardhja, gjuha, posti apo autoriteti familjar etj, tek ai të gjithë ishin të barabartë. Këto ishin vetëm disa nga veprimet e Pejgamberit a.s në Haxh, natyrisht edhe shumë e shumë tjera nuk kemi mundur të i përmendim në këto dy hutbe. Lusim Zotin xh.sh që të gjithë vizitorët e vendeve të caktuara për kryerjen e Haxhit, mundohen dhe angazhohen të veprojnë në bazë të shembullit më të përsosur Muham-medit a.s dhe kështu të jetë gjithcka në rrëgull me Haxhin e tyre. Amin

Hutbe e mbajtur më 04.09.2015

Xhamia,, BASHKIMI‘‘ Linz

Imam, Menderez Alili