Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Urtësia e edukates së nënës

Një nënë me dëshirën e saj të madhe që të përmbush edhe një prej obligimeve të Allahut xh.sh., karshi fëmijës së saj, që atij t’ia mësoj hallallin dhe haramin, më konkretisht dallimin mes tyre, përzgjodhi një metodë të lehtë dhe të thjeshtë në mënyrë që porosia të ishte sa më e kapshme për birin e saj.

E thirri birin e saj, e uli në prehër dhe duke e përkëdhelur me dashurinë e saj prindërore, i tha: 
– Dëgjo biri im, dua të tregoj diçka që gjatë gjithë jetës tënde do të jetë mësim për ty!
Djaloshi nga kureshtja se çfarë do t’i thotë nëna filloi ta dëgjoj me vëmendje.
– Biri im, i tha nëna, provo që të shqiptosh fjalën “hallall” pa i mbyllur buzët fare?
Djaloshi provoi disa herë dhe më në fund ia arriti qëllimit, ashtu i gëzuar u kthye drejtë nënës dhe thuajse nuk donte të pushonte së shqiptuari fjalën hallall.
– Po tani a mund ta bësh të njëjtën gjë edhe me fjalën “haram”?
Djaloshi duke menduar se edhe kësaj here do të ishte lehtë filloi përpjekjet e tij, por pas një kohe, i dëshpëruar u kthye drejt nënës dhe i tha se këtë nuk mund ta bënte.
Nëna me urtësinë e saj i tha:
– Shiko biri im, sa herë që të veprosh ndonjë punë hallall, dije se rruga jote drejt Allahut xh.sh., do të jetë e hapur dhe t’i do të jesh i lumtur, ndërsa nëse vepron diçka haram, kjo do të thotë se rruga jote drejt Allahut xh.sh., do të jetë e mbyllur dhe ti do të jesh i dëshpëruar. Gjërat janë po aq të lehta sa edhe vetë shqiptimi i tyre andaj ke kujdes se çfarë rruge do të zgjedhësh dhe çka do të veprosh në jetën tënde.