Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Israja dhe Mi´raxhi

,,Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit(Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa(Bejti Mukaddes)rrethinën e së ciles Ne e kemi bekuar,(ia bëmë këtë udhëtim) për tia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vertet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit) pamësi (i punëve të Muhamedit).,,EL-ISRA-1.

Njëra ndër netët më të mdhaja të cilën muslimanët e shënojnë dhe jetojnë në përkujtimin e saj qe sa e sa vite është edhe ngjarja e Israsë dhe Miraxhi

Në këtë ngjarje të madhe i dërguari i All-llahut xh.sh,Muhamedi a.s ftohet nga Krijuesi i tij në këtë udhëtim,Mrekulli,prej Mek-kes në Kudsi Sherif dhe prej këtu në qiell,i pritur dhe respektuar me nderimet më të mdhaja dhe për të parë shumë cka që skishte parë i Dërguari i All-llahut xh.sh më herët.

 

Pse ftohet  Muhamedi a.s tek Krijuesi i tij?

Idhujtarët me cdo kushtë mendonin të largojnë muslimanët nga ajo që kishin filluar, të ftuarit në Islam.Vendosën për nji anashkalim të plotë ndaj tyre.Me këtë bojkot dhe këtë luftë ekonomike mendonin se besimtarët përfundimisht do të lodhen dhe do të  humbin forcën e të thirrurit në fenë e Allahut xh.sh Islamit pra,por me mbështetjen dhe ndihmën e Krijuesit ndodhë e kundërta ku muslimanët i gjenë edhe më të fortë dhe më të përgaditur që të vazhdojnë në të vërtetën Islame. Ende pa e marrë vehtën Muhamedi a.s nga bojkoti dhe izolimi tre vjeqar që ushtronin idhujtarët ndaj tyre,ballafaqohet  me humbjen e dy personave shumë të dashur për të: vdekjen e Hadixhes r.a, nënën e besimtarëve, dhe vdekjen e xhaxhait të tij ,,Ebu Talibit,, i cili vdiq në fenë e të parëve të tij.Hadixheja r.a ishte bashkëshoqëruesja, bashkëshortja dhe mikesha më e mirë e Pejgamberit a.s. Ebu Talibi ishte një njeri me shumë autoritet dhe i  respektueshëm në Mekkë, prandaj me vdekjen e tij Muhamedit a.s ju shtuan keqtrajtimet nga pabesimtarët, ndërsa gjer sa ishte gjallë Ebu Talibi vazhdimisht e kishte nën mbrojtjën e tij. Pejgamberi a.s u mërzit shumë nga humbja e këtyre dy personave, dhe me të drejtë ky vit u quajtë si viti i dëshpërimit-pikëllimit.

Në anën tjetër u shtua gëzimi. Idhujtarët i bënte të lumtur fakti se Muhamedi kishte mbetur pa mbrojtjen e Ebu Talibit dhe pa bashkëshoqëruesen e tij Hadixhen r.a e cila në cdo moment e ndihmonte, inkurajonte dhe e mbështeste atë. Vazhduan të rriten keqtrajtimet ndaj të dërguarit të Zotit xh.sh dhe tani e bija e tij Fatimeja r.a. mundoheshte ta mbronë atë.

Muhamedi a.s përjeton një dhimbje të madhe shpirtrore dhe vendosi të largohet nga Mekka dhe të udhëton për në Taif, duke shpresuar që atje të gjejë njerëz që do ta mbështesin dhe do ta kuptojnë qëllimin e tij fisnik. Udhëton diku mbi 70 km në këmbë i lodhur, mërzitur e i rraskapitur arrin në Taif ku gjenë keqtrajtimet dhe përbuzjet e njejta sikur ato më parë. Atje qëndron 10 ditë duke shëtitur shtëpi me shtëpi troket derë me derë nëpër tregje por, pa sukses. Kthehet i dërguari i Allahut në Mek-ke i refuzuar i malltretuar dhe i rrahur edhe me gurë.

Por edhe përkunder kësaj, Zemra e tij bëheshte edhe më e fortë për të vazhduar misionin e tij të shejnjtë. Kur erdhën kohëra edhe më të vështira për të dhe kur njerëzit ja kthenin shpinën atij në ato caste të rënda, ndërhyn dhe vjen mbështetja e Krijuesit, vjen mrekullia e madhe e Isras dhe Miraxhit.

Kjo mrekulli nuk erdhi ta forcon thirrjen në Islam, por për ta forcuar, inkurajuar, mbështetur dhe motivuar personalishtë vet Muhamedin a.s. Me këtë All-llahu xh.sh deshti ti tregon Pejgamberit a.s se: ,,Nëse të refuzojnë dhe nuk të lavdërojnë banorët e tokës, megjithatë banorët e qiellit e dinë madhështin e lavdisë sate.

Nëse njerzit të refuzojnë dije se All-llahu është dhe të mbështetë ty.

Kemi parë dhe lexuar se shumë Pejgamber All-llahu ju dha mrekulli të ndryshme si p.sh. Ibrahimin a.s e quan miku im, Musait a.s i foli Zoti xh.sh pa ndërmjetësues etj. Mirëpo këtu për herë të parë All-llahu xh.sh.e fton Muhamedin a.s të shkojë pranë tij dhe të viziton Krijuesin e tij.

Cka nënkuptojmë me këto dy terme ,,Isra dhe Miraxh,,?

Shprehja  El-Isra në kuptimin gjuhësor nënkupton udhëtimin horizontal (udhëtim në sipërfaqen e tokës), kurse në atë terminologjik quhet udhëtimi i Pejgamberit a.s prej Mesxhidul haramit në Mekkë deri në Mesxhidul Aksa në Jerusalem dhe kthimin e tij në Mekkë po atë natë.

Ndërsa me termin Mi´raxh nënkuptojmë ngjitjen vertikale të Pejgamberit a.s nga Mesxhidul Aksa deri në sferat më të larta qiellore dhe në SIDRETUL MUNTEHA.

Kjo ngjarje ka ndodhur në v.621 të muajit Rexheb ndonëse dijetarët nuk janë të sigurt. Për vendin dhe kohën e nisjes ka disa mendime ku thuhet se ishte viti 10.12 apo 13 i shpalljes por thuhet se më i saktë është v.10-të. Nisja u bë natën pasi që këtë e vërteton pjesa e ajetit në fillim ku thuhet ,,LEJLEN MINEL MESXHIDI….Natën prej Mesxhidi…..

Pejgamberit a.s i erdhi Xhibrili a.s në konak me burak (mjet udhëtimi) dhe u nisën për në Mesxhidul Aksan, ku buraku një hap të tij e kishte sa sheh syri në horizont. Thuhet se Xhibrili a.s i hapi gjoksin Resulull-llahit a.s dhe ja pastroi Zemrën e tij para nisjes.

Pejgamberi a.s kaloi Isran dhe Mi´raxhin për një kohë të shkurtër, sa që transmetohet se kur u kthye Pejgamberi a.s., shtratin e tij e gjeti ende të ngrohtë.

Kjo ngjarje e madhe ndodhi vetëm me shpirt apo edhe me trup?

Këtu kemi mendime të ndryshme ku thuhet se udhëtimi ndodhi vetëm me shpirtë. Më e saktë është ajo se udhëtimi ishte edhe me trup edhe me shpirtë. Argumenti më i fuqishëm për këtë është fjala Kuranore e fillimit të sures El-Isra ku thuhet… Esra bi ABDIHI…e që kjo fjalë në gjuhën arabe nënkupton qënien njerëzore trup dhe shpirt, se po të ishte vetëm me shpirtë do të thuheshte – Ruh-kurse po të ishte vetëm me trup do të përdoreshte fjala- XHESED-, andaj me ABD-un nënkuptojm trupin dhe shpirtin.

Pejgamberi a.s në Mesxhidul-Aksa?

Për një kohë të shkurtë i dërguari i All-llahut gjendët në Mesxhidul Aksa, ku aty takoi shpirtrat e të gjithë Pejgamberëve dhe dëshira e Krijuesit ishte që Muhamedi a.s të bëhet Imam i tyre dhe fali dy reqate Namaz në cilësi të Imamit, ka edhe mendime se Muhamedi a.s namazin si Imam ua fali mbase e kreu Mi´raxhin, All-llahu e din më së miri.

Muhamedi a.s në Miraxh?

Pejgamberi a.s në cdo kat të qiellit, takoi nga një Pejgamber të All-llahut, sic cek hadithi: Pastaj u ngritëm lartë në qiell. Xhibrili kërkoi të hapët, dhe u pyet, kush je ti? Xhibrili jam u përgjegj. Kush është me ty? Muhamedi u përgjegj. A i është dhënë shpallja? po i tha Xhibrili. Atëherë u hap qielli. Aty pamë Ademin a.s. i cili më përshëndeti dhe më dëshiroi mirëseardhjeje. E pa Ademin a.s i cili ishte ulur, dhe në të dy anët kishte tufa njerëzish. Kur shiqonte në anën e djathtë qeshte e në të majtën qante. Xhibrili e pyeti  pse? Kush janë këto? Ademi a.s u përgjigj: në të djathtë janë shpirtrat e  njerëzve që do të hynë në Xhen-net e në të majtë janë Xhehenemlit. Pastaj vazhduam ku në qiellin e dytë takuam dy djem tezesh Isaun a.s djalin e Merjemes dhe Jahjan të birin e Zekerij-jas a.s. Pastaj në të tretin takuam Jusufin a.s ku skam parë bukuri më të madhe se të tij. Në të katërtin takuam Idrisin a.s, në të pestin takuam Harunin a.s pastaj në të gjashtin Musain a.s dhe në të shtatin Ibrahimin a.s i cili ishte i mbështetur me shpinë në Bejtul-Mamur/Kaben qiellore në të cilën cdo ditë hynë 70 mij melek dhe nuk kthehen mbrapa. Pastaj jam dërguar në Sidretul Munteha.

Zoti xh.sh më urdhëroi me pesëdhjet kohë Namaz mbrenda ditës dhe natës, dhe kur zbrita më poshtë takova Musain a.s i cili më tha që të shkoj ta lus Krijuesin që ta lehtësoj obligimin sepse um-meti yt nuk do të jen në gjendje të kryejn tërë këtë obligim nga shkaku se edhe unë tha kisha të njejtin hallë me popullin tim. Zoti i madhëruar bëri që të kryhen 5 kohë Namaz por me vlerë sa 50-të.

All-llahu i tha: o Muhamed, ata janë 5-së mbrenda ditës dhe natës dhe për cdo Namaz shkruhen 10-të, dhe kështu arrinë në 50-të Namaze. Kush vendosë të bëjë një punë të mirë dhe nuk e bënë atë do ti shkruajm një shpërblim, e nëse e bënë atë punë atëherë do ti shkruajm 10-të shpërblime. Por nëse ndokush ka vendosur të bëjë nji punë të keqe dhe nuk e bënë atë ne nuk i shkruajm asnjë mekat por nëse e bënë atëherë i shkruajmë vetëm një. Pejgamberi a.s tha: Namazi është Miraxhi i besimtarit. Pastaj jam ngjitur në Sidretul Munteha dhe pashë frutat e saj në formë të kopshteve të botës deri sa fletët i kishte sikur veshët e elefantit dhe tha: Kjo është Sidretul Munteha. Ka thënë: Janë shfaqur dy lumenj: dy të dukshem dhe dy të pa qartë. Pyeta Xhibrilin a.s se cka janë këto? me tha: Dy lumejt e dukshëm jane NILI dhe EUFRATI ndërsa dy të pa qartë janë në Xhen-net. Ka thënë pastaj është ngritur deri në Bejtul Mamur. Pastaj na coi në Sidrei Munteha të cilin e kanë mbuluar ngjyrat e ADIT dhe vetë nuk e di cilat, pastaj të më shtyn në Xhen-net ku rrjetat ishin nga sedefet kurse toka nga misku. Brigjet e Xhen-netit ishin nga diamanti.

Pejgamberi a.s në Miraxh e pa Xhibrilin a.s edhe një herë në formën e tij origjinale, i cili kishte 600 flatra ku më e vogla nëse prek galaktikën do të shkatërroheshte. Pastaj jam ngritur deri te niveli kur kam ndëgjuar kërcëllimen e pendës. Arriti deri aty ku Xhibrili a.s e kishte kufirin e tij, d.m.th. mbi Melekët por jo në shkallën e Krijuesit, pasi ai ngeli shpirt e shpirti është i krijuar e All-llahu xh.sh ska fillim e ska mbarim.

Në këtë natë, All-llahu xh.sh i dëftoi të dërguarit të Tij disa nga shenjat e Tij të mëdha. Muhamedi a.s ishte i pari i cili kaloi kufijtë e planetit Tokë, tejkaloi planete, yje e galaktika duke u ngritur lartë….

Ne sot jemi deshmitarë të ngritjes së njeriut të parë në gjithësi. Hapësirën e vetme që njeriu arriti të kalon gjer më tani, pas plot 14-të shekuj të shpalljes, ishte ajo mes tokës dhe hënës dhe aterimit në hënë, trupit më të afërt qiellor prej nesh. Ndërsa para 1400 e ca vite Pejgamberi a.s u ngrit në sferat më të larta të gjithësisë, duke kaluar botë pas bote, galaktikë pas galaktike deri sa arrin në kulmin e saj në ,,Sidretul Munteha“. Ketu pra fillon bota e Gajbit. Arriti gjer atje ku përfundojnë njohurit njerëzore dhe fillon ajo cka nuk din askush përvec Krijuesit fuqiplotë.

Pas kthimit të Pajgamberit nga Miraxhi hasë në përqeshje dhe nëncmim të madhë tek politeistët, të cilët nuk mund ta pranonin atë cka u lajmëroi Pejgamberi a.s edhe pse qysh prej fillimit njiheshte si EL-EMIN-Besniku. Këta shkuan tek Ebu Bekri dhe i thanë: Cka mendon ti, se shoku yt pretendon se ka udhëtuar mbrëmë lartë në qiell? Ebu Bekri r.a u përgjigjet: Unë dëshmoj se nëse ai e ka thënë këtë lajm është plotësisht i vërtetë. E ti i beson a? Po tha ES-SIDDIKU un i kam besuar edhe kur më ka treguar se i vjen shpallja, për këtë Ebu-Bekri është quajtur Es-siddik-i sinqerti.

Disa gjëra që vërejti Pejgamberi a.s atë natë:

Natën e Miraxhit pashë të shkruar në derën e Xhen-netit se lëmosha shpërblehet 10-të fish, kurse borxhi 18-të fish, pyeta Xhibrilin pse? Ai më tha: Se lypësi mund të kërkoj edhe kur nuk ka nevojë për të, ndërsa borxhliu lyp se vërtet ka nevojë.

Pejgamberi a.s atë natë thotë se pa një kalë të madhë i cili doli nga vrima e gjilpërës dhe pastaj tentoi të kthehet prapë nga doli, por nuk mundi, Pejgamberi pyeti se cka është kjo? Xhibrili a.s i tha. Kjo është një fjalë që e thotë një besimtarë dhe të cilën smund ta kthejë mbrapa.

Pa atë natë ngrërësit e pasuris së jetimit, me buzë si turinjët e deves që përtypnin kafshata të zjarrit të Xhehenemit dhe gurë të skuqur që gulfonin nga shpina e tyre.

Pa shfrytëzuesit e kamatës me barqe shumë të mëdha që smund të lëviznin nga vendi. Cdo herë që tentonin të ngriteshin rrëzoheshin në vend dhe më pas vinin grupe të njerzve qe i shkilnin me këmbë.

Poashtu disa njerëz në  një lumë të kuq si gjaku të cilët mundoheshin të shpëtojnë, por ata i gjuanin disa njerëz me gurë, këto ishin kamatxhinjtë. Kaloi Pejgamberi a.s pranë një grupi të njerëzve të cilët i thyenin kokat e tyre për shkëmbi, pyeta se kush janë këto? Këto janë ata që u vinte rëndë ty kryenin namazet e obliguara.

Kaloi Pejgamberi a.s pranë disa njerëzve që kishin thonjë nga bakri dhe që gërvishnin fytyrat dhe gjokset e tyre, këto ishin ata që hanë mishin e njerëzve, bartnin muhabete dhe përfolën nderin e të tjerëve. Kalova pranë disave të cilëve ua këpusnin mishin dhe ua jepnin të e hanë, këto ishin shpifësit dhe ata që tallen. Atë natë pa edhe shumë gjëra tjera Pejgamberi a.s por që smunden të gjitha të përmenden në këtë teme.

Mesazhi i Isras dhe Miraxhit:

Adhurimi vetëm All-llahun xh.sh

Nuk ka vendë për dëshprim dhe pesimizëm për besimtarët, sepse ndihma e Allahut xh.sh. vjenë në qdo kohë.

U sfidua shkenca – Allahu xh.sh. deshti të tregojë se për të nuk vlejnë rregullat dhe ligjet e kësaj bote, sepse Ai kur don të bëjë diqka mjafton të urdhërojë “Bëhu dhe ajo bëhet”.

Dërgoi Muhamedin a.s. atje ku nuk ka mundësi të udhëtoj njeriu por as meleket e tij. Pra Israja dhe Miraxhi duhet plotësisht të kuptohet se ndodhi me fuqinë dhe dëshirën e Allahut xh.sh.

 

Porosit tjera ishin:

Nderoi prindërit

Jepi cdo të afërmi të drejtën që i takon, të varfërve, të huajit

Mos harxho pa masë dhe mos u bënë koprrac

Mos i mbyt fëmijet nga friga e varfërisë

Mos ju afro imoralitetit

Mos mbyt

Mos keqpërdorë pasurin e jetimit

Mos e tradhëto fjalën e dhënë

Mos e keqpërdor masën dhe peshoren

Mos u qas asaj për të cilën ske njohuri

Mos ecë në tokë kryelartë.

Pra këto mesazhe, këshilla, janë më se të nevojshme që të përdoren edhe sot e kësaj dite dhe gjer në fund të kësaj bote, nëse dëshirojmë që të kemi rehati në këtë botë dhe Krijuesi ynë të jetë i kënaqur me ne.

Një gjë është më se e sigurtë, në këtë natë All-llahu xh.sh i dhuroi Muhamedit a. dhe Um-metit të tij dhuratën më të cmueshme NAMAZIN, i cili u bë obligim i detyrueshëm mbrenda 24 orëve, dhe në këtë natë zbritën ajetet e fundit të sures Bekare si dhe Muhamedit a.s ju mundësua shefaati(ndërmjetësimi) në ditën e gjykimit për Um-metin e tij.

 

Referencat:

–        Kurani me përkthim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti

–        Israja dhe Miraxhi www.islami.ch/modules/news

–        sq.wikibooks.org/wiki/israja_dhe_miraxhi

–        Mustafa Imamoviq – Amanetet e Israse dhe Miraxhit

–        Kështu fliste Muhamedi a.s., Ahmed Mehmedoviq

–        Komente edhe mendime Islame – Sherif Ahmeti

–        Tefsir b. Kethir. vëll. IV

–        Enbijaull-llah (Të dërguarit e Allahut), Ahmed Bexhet, përkthyer nga Sabri Bajgora

 

Menderez ALILI

Imam, Xhamia „BASHKIMI“