Informim për Muajin e Ramazanit

Imsakija 2016

Të nderuar/a besimtarë/e!

Falenderojm All-llahun e Madhërishëm që ky Ramazan fillon në të gjitha vendet muslimane në të njejtën ditë, pra më 06.06.2016 (E Hanë ).

Këtë informatë zyrtarisht e konfirmuan edhe Arabia Saudite dhe Turqia.

 

Ju informojmë se programi i Xhamisë “BASHKIMI” për këtë muaj do të jetë:

- Ligjerata e rregullt fillon 15 minuta para namazit të Jacisë.

- Namazi i Sabahut falet çdo ditë në Xhami, edhe atë 20 minuta mbas Imsakut.

 - Mukabele (Lexim i Kur´anit) çdo ditë, para namazit të Drekës dhe Ikindisë.

- Ligjeratat e gjinisë femërore do të mbahen çdo të diele nga ora 14:00. Për info shtesë do të informoheni  nga Krytarja e Shoqatës “Ardhmëria” Znjsh. Mevlude Asani.

- Gjatë Ramazanit do të ketë ligjërues të ndryshëm, për ta freskuar edhe më shumë këtë muaj të bekuar.

- Tribuna e Ramazanit është më 17.06.2016 (E Premte) Ora 17:30, pas namazit të Ikindis (për ligjëruesit e kësaj tribune do të informoheni në ditët në vijim).

 

Të bashkangjitur keni edhe Kalendarin për Muajin e Ramazanit (IMSAKIJEN) 2016 për qytetin e Linz-it dhe Oberösterreich.

Lusim All-llahun xh.sh që të ju mundësojë agjërim të lehtë dhe të pranuar. Amin

 

(Zyra për info. Bashkimi)

 

 

You can leave a response, or trackback from your own site.

Leave a Reply