Tribuna e realizuar me 17.06.2016

13435592_263727263985528_2868287602274987533_n

Me lejen e Allahut të plotëfuqishëm, u realizua edhe tribuna e shumepritur nga Xhamia BASHKIMI në Linc të Austris.

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, tribuna filloi në orën 17:00, ditë e premte. Ishte moderatori ai që shpalli të hapur tribunën, duke përshëndetur të pranishmit dhe poashtu duke i njoftuar ata me rrjedhën e programit. Në rolin e moderatorit ishte imami ynë i nderuar Hoxhë Menderez Ef. Alili, i cili pasi ftoi ligjëruesit e ftuar enkas për këtë tribunë të ngjiten në skenë, i´a dha fjalën Hfz. Evzal Sinani-t i cili këndoi disa Ajete nga Kur´ani famëlartë.

Fjalë përshendetëse mori edhe Kryetari i Shoqatës BASHKIMI z.Skender Shaqiri, ku ndër tjerash falenderoi gjithë të pranishmit dhe në veçanti ata që pranuan ftesën për ta begatuar këtë tribunë me ligjerata dhe ilahi.

Ligjerata e parë ishte nga Kryeimami i shqiptarëve musliman në Austri Mr. Muhidin Ahmeti, i cili e nderoi këtë tribunë si çdo program tjetër të organizuar nga Xhamia BASHKIMI, por për dallim nga të kaluarat, kësaj radhe ishte tribuna e parë për të në rolin e Kryeimamit.

Programi sa vinte e bëhej më atraktaktiv dhe i këndshëm nga të pranishmit, të cilët freskoheshin herëpashere me ilhahi të përzgjedhura nga Hfz. Evzal Sinani, i cili interpretonte në mënyrën më të mirë të mundshme, por duke mos lënë anash as ilahin e interpretuar nga Imami ynë Menderz ef. Alili.

Fjalë përshëndetëse mori edhe mysafiri i rastit Hfz. Abdulkadër Abazi, i cili na këndoi gjithashtu disa Ajete nga Kur´ani, për të cilin moderatori tregoi një kuriozitet tejet interesant, se Hafizi në fjalë kishte edhe 4 Hafizllarë në shtëpinë e tij, pra e gjithë familja 5 anëtarëshe ishin Hafizë të Kur´anit famëlartë.

Pas gjithë kësaj pasoi edhe ligjerata e dytë për këtë tribunë, nga një teolog që nuk nguroi ti përgjigjet me PO kësaj tribune edhe pse kaloi një rrugë të gjatë deri tek ne, por dëshira e madhe për ta shpërnda sa më shumë fjalën e Allahut e bëri shumë atë rrugë shumë të shkurtër dhe me vlere, fjala është për Teologun e nderuar Mr.Ahmet Memedi, njëherit Drejtor i Forumit të të rinjëve musliman.

Ashtu sikur ç´do fillim ka mbarimin e vetë, edhe kësaj tribune i erdhi fundi, por çastet e përjetuara në të, nuk do të harrohen kurrë. Moderatori falenderoi edhe njëherë të gjithë të pranishmit dhe ashtu si ishin i ftoi të merrnin pjesë në iftarin e përgatitur enkas për anëtarët dhe mysafirët e Shoqatës BASHKIMI.

Kryesia e Shoqatës BASHKIMI falenderon të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për ta realizuar tribunën dhe iftarin, për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në fotot e bashkangjitura mund të shihni disa nga pamjet e asaj dite:

You can leave a response, or trackback from your own site.

Leave a Reply