Urime Festën e Kurban Bajramit

bajrami 2016
Të nderuara motra dhe vllezër të shoqates BASHKIMI,
kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Kryesise se shoqates Bashkimi t’ju uroi festën e Kurban Bajramit, juve dhe gjithë Besimtareve musliman! Sot po shënojmë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila karakterizohet me dy ngjarje madhore, përmes Haxhit dhe Kurbanit, që simbolizon sakrificën, modestinë, dashurinë dhe humanitetin në mes njëri-tjetrit. Me këtë rast, dëshiroi t’ju përkujtoj se festat tona t’i bëjmë edhe ma madhështore duke kultivuar marrëdhënie të mira vëllazërore, Festa e Kurban Bajramit na bashkon dhe ofron mes vete, shton respektin mes besimtarëve dhe dashurinë ndaj Krijuesit. Urime festën e Kurban Bajramit. Shpresoj që dashuria, paqja, dhe mëshira për njeri-tjetrin të mbizotërojë thellë në zemrat tona.
Me respekt,
Kryetari i shoqatës BASHKIMI
Skender SHAQIRI
You can leave a response, or trackback from your own site.

Leave a Reply