Të nderuar vëllezër,
Xhemati i xhamisë Bashkimi që nga themelimi, në Dhjetor 2003, e deri më tani i ka zhvilluar aktivitetet e veta fetare dhe kulturore në objektin e adaptuar dhe të marur në qira. Sipas planit urbanistik të qytetit ky objekt tani është i përfshirë në planin e ndërtimit të trasës së autostradës qarkore të qytetit të Linzit , dhe si i tillë është parapar që të rënohet në të ardhmën e afërt.
Falë Allahut xh.sh. dhe si rezultat i angazhimit të gjithanshëm të xhematit tonë, me potencialet krejtësisht vetanake , ne ia dolëm të blejmë një objekt banimi i cili do ti përmbushte nevojat tona. Mirpo adaptimi i këtij objekti kërkon që hapsirat ekzistuese të renovohen dhe të revitalizohen që nga themeli. Natyrisht për ndërhyrjet e tilla paraprakisht jemi pajisur me lejendërtim nga organet gjegjëse të qeverisë komunale.
Të gjitha angazhimet dhe veprimet tona rreth këtij objekti ,natyrisht, kan qenë të lidhura edhe me një kosto bukur të lart financiare dhe të cilat falë Allahut fuqiplotë deri më tani i kemi përballuar me vetëfinancim . Mirpo tani, pas ndarjes së lejës për renovim, para neve qëndron një aksion tjeter edhe më voluminoz se ai i blerjes së objektit në fjalë dhe që tani ai tejkalon mundësit tona buxhetore edhe ashtu të redukuara për shkak të shpenzimeve të më hershme.
Mirpo duke besuar fuqishëm në ndihmën e All-llahut fuqiplotë në radhë të parë, por patjetër edhe në bamirësinë e të gjithë vëllezërve tanë kudo që janë, ne do të arrijm ta kurorzojm këtë projekt madhështorë, insh`Allah, me sukses.
Në Kur´anin famëlartë Allahu xh.sh. thotë:
„E drejtë e përkujdesjes ndaj Xhamive të All-llahut është vetëm i atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë, e që e falë namazin, jep zekatin e nuk i friksohet askujt tjetër pos All-llahut“.( Tewbe 18)
„Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqsinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çka do që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di“. (Ali Imran, 92).
Kurse Pejgamberi Muhammedi a.s. ka thënë:
„Kush ndërton për All-llahun një Xhami, qoftë sa strehimorja e thëllënzës apo edhe ma e vogël, All-llahu do t´ia ndërtoj atij një shtëpi në xhenet“.
„Veprat e mira që i rrjedhin besimtarit edhe pas vdekjes së tij janë: Dituria të cilën e ka mësuar dhe shpërndarë, Evladin me edukatë që e ka lënë pas, mus´hafin që e ka lënë si trashëgim, sadakanë që e ka dhënë nga pasuria e tijë, xhaminë dhe veprat tjera që ka ndërtuar gjatë kohës sa ka qenë gjallë. Të gjitha këto i bëjnë dobi njeriut edhe pas vdekjes së tij“.
Këto janë pra disa nga citate nga Kur´ani famëlartë dhe nga thëniet Profetike të cilat në mënyr më konkrete dhe direkte na motivojnë dhe të na japin kurajo për angazhimin tonë më të theksuar në këtë drejtim.
Shi për këtë, Kuvendi dhe Kryesia e xhematit Bashkimi ka hap fushatën“ Ndihmo edhe Ti“ si aksion për mbledhjen e donacioneve nga komuniteti ynë nga e tërë Austria dhe më gjerë. Andaj Ju ftojmë që me kontributet tuaja edhe Ju të bëheni pjesë e këtij projekti historik për besimtarët Shqipëtar të këtij regjioni.
Ne Ju jemi përzemërsisht mirënjohës ndaj çdo ndihme që ofroni. Edhe nëse ajo është modeste e lusim All-llahun fuqiplotë që shpërblimi për te të jetë Xhenneti-Ferdauz për Ju.
Emrat e Juaj të përcjellë me donacionet përkatse, sipas dëshirës, do të shpallen në
Pranoni falënderimet dhe përshëndetjet më të përzemërta nga Xhemati i Xhamisë Bashkimi – Linz.
Të nderuar vëllezër, të gjitha donacionet dhe kontributet tuaja mund ti derdhni në Kontonumrin e Xhamisë Bashkimi, si vijon:
————————————
Emri:
Albanischer Sport- und Kulturverein „Bashkimi“, Waldeggstrasse 59, 4020 Linz
BIC: VKBLAT2L
IBAN: AT71 1860 0000 1050 5527
Banka: VKB – Bank Linz
Verwendungszwecke : SPENDE – UMBAU
————————————
Kryetari i Kryesisë : Kryetari i Kuvendit :
Skender Shaqiri Mr. Azem Fazliu