Te nderuar Bashkeatdhetare, te nderuar vellezer dhe motra.
Neser fillon Muaji i Shenjte i Ramazanit. Muaj i Tolerances, dashurise dhe solidaritetit.
Ramazani është muaji ku na bashkojnë edhe më tepër ibadetet e namazit, syfyrit e iftarit, zeqati e sadakaja, solidariteti e bamirësia, mirëkuptimi e përkujdesja ndaj atyre që kanë nevojë, thërret që të jemi edhe më afër Zotiit, më tolerant, më dorëlirë, më të afërt me familjen, farefisi e shoqërinë.
Andaj, ta shfrytezojme kete muaj qe te bejme sa me shume vepra te mira, te sillemi mire me njeri tjetrin, te falim namazin e te perfitojme nga miresitë e Allahut.
Ne emer te Kryesise se Xhamisë Bashkimi dhe gjithe Xhematit, ju urojme fillimin e muajit te Shenjte, Agjerim te lehte dhe te pranuar tek Allahu.
Paqja dhe meshira e Tij qofshin mbi ju dhe familjet tuaja.
Amin