Unioni

 

Unioni i shoqatave shqiptare është themeluar me daten 22. Korrik 2005 dhe Kryetari aktual është Ing. Adnan Abdullahi.

 

Prioriteti i Unionit të shoqatave shqiptare (Shoqatat Shqiptare „Bashkimi“, „Ardhmeria”, “Sh-S-Sh” Studenti) është integracioni dhe eliminimi i paragjykimeve dhe diskriminacionit.

Për të arritur qëllimet tona na nevojitet nje kooperacion i mirë me vendet të Integracionit të Land OÖ, të AK OÖ, të zyres për integracion të qytetit Linz, të institutit ndërkulturor pedagogjik të VHS OÖ, të ÖGB OÖ, të komunave dhe të Wissensturm.

 

Qellimi tjetër i Shoqates Kupel është kultivimi i kultures dhe fesë sonë, poashtu shkëmbimi dhe bashkëpunimi ndërkulturor edhe shkëmbimi i informacionit.

Për të arritur qellimet dhe detyrat tona duhet një bashkëpunim i mirëfilltë me shoqatat, institucionet dhe organizatat të Austris sipas motos:

 

„Vetëm jemi një fjali, sëbashku jemi poezi.“

 

Bëjmë organizime të ndryshme si: Projekte të shumta:“Vielfalt schätzen, Zusammenhalt fördern“ – Panel diskutimesh me shoqata tjera etnike, Takime dhe mbrëmje informative për tema të ndryshme si Integracioni, Arsimimi, Shëndeti etj.

Poashtu aktivitete të ndryshme si p.sh: tubime për nënat dhe motrat tona, ekskurzione në vende të ndryshme të Austris, Festa tona fetare dhe kombëtare, Iftar për muajin Ramazan, Ligjerata nga fusha të ndryshme etj.

Përvec Projektëve dhe Aktivitetëve të ndryshme, detyra jonë (si Union i shoqatave shqiptare) është edhe mbikqyrja ndaj shoqatave tona si motra dhe përfshirja në aktivitete të ndryshme,  mirëmbajtja e kontaktëve midis shoqatave shqiptare, shoqatave austriake dhe shoqatave te nacionalitetëve tjera.

 

Qëllimet

Integracioni

Eliminimini i paragjykimeve dhe diskriminimeve

Bashkëpunimi social dhe kulturor

Shkëmbimi ndërkulturor

Shkëmbimi i informacioneve

Kultivimi i kultures dhe fesë sonë

Forcimi i gjuhes gjermane dhe shqipe

Arsimimi

Shëndeti

Sporti

Rinia

Përfaqësimi i grave

 

Dieser Post ist auch verfügbar auf: Gjërmanisht